Cfarë m’u duk më interesant se gjithçka tjetër, të gjitha këto ishin përvoja shumë interesante. Por ajo që më ka gllabëruar më së shumti deri më tani, çfarë më ndjek sot e asaj dite është kur isha në qafmalin e Morinës në Vërmicë në anën shqiptare, por goxha larg nga kufiri dhe e shihja masën e njerzve që vinin. […] Kisha dalë herët në mëngjes dhe vendi ishte i zbrazët, një oficer shqiptar ishte mbështetur në mbajtëset e kufirit disi duke shikuar nga Kosova dhe natyrisht, nuk kishte trafik nga asnjëra anë, natyrisht unë isha aty me një shofer dhe një interpretues dhe thashë, ‘Pra, ku janë të gjithë?’ Ai tha, ‘A e sheh tymin atje lartë?’ {shpjegon me duar} thashë, ‘Po,’ ai tha, ‘Ai ishte kamp ushtarak i ushtrisë serbe deri para dy orësh por një grup luftëtarësh amerikanë e asgjësuan.’ Thashë, ‘Pra, supozoj se njerëzit tuaj tani po fshihen?’ Ai tha, ‘Po, të gjithë janë poshtë në bunker.’ Dhe unë thashë, ‘As ne nuk duhet të jemi këtu nën këto rrethana, me të vërtetë nuk duhet të jemi këtu sepse mund të ketë zjarr hakmarrje në secilën minutë.’ Dhe kështu u kthyem në Kukës ku na tha, ‘Shikoni, ata nuk, serbët nuk e lënë askënd të dalë deri pas orës 10:00 në mëngjes, kështuqë kthehuni në orën 11:00 dhe do t’I shihni skenat,’ dhe natyrisht ashtu ndodhi, siç u pa edhe në ‘BBC’, ‘SKY’ apo ‘CNN’. Një linjë makinash deri në Prizren duke gjarpëruar dëri në kufi dhe njerëzit në makina, makinat ishin të mbushura plot me njerëz, deri në maksimum saqë njerëzit brenda tyre shtypeshin dhe këta njerëz ishin tërësisht të traumatizuar, kjo ishte e qartë që në shikim të parë. Ishte një grua më e moshuar nga Kryqi i Kuq Zviceran e veshur me uniformë ajo që iu afrua secilës makinë dhe e godiste në krahë secilin person brenda makinës dhe në shqip i siguronte se ishin të sigurtë, se nuk ishin më në Serbi, Jugosllavi, se ishin në Shqipëri dhe ishin të sigurtë.
[…] Ato ishin gjithashtu të traumatizuara, kishin parë copa të trupave, njerëz të vdekur, jashtë, anës rrugës ku policia serbe kishte marrë njerëzit, ushtarët, paramilitarët kishin nxjerrë njerëzit nga makinat, autobusët, burrat e rinj, dhe thjesht i kishin qëlluar ata për vdekje. […] Këta njerëz pastaj erdhën në anën tjetër dhe disi filluan, disi prisnin që të afërmit e tyre që kishin ikur tashmë nga Kosova do të ishin duke i pritur atje.
Ishin të paorientuar, më kujtohen vetëm disa gra duke i lënë çantat e tyre në mes të fushës dhe duke shikuar përreth e duke mos ditur në të vërtetë ku të shkojnë, çfarë do të vinte më pas, nuk kishte një qendër pritje, asgjë. Të tjetrë kishin kaluar kufirin me traktor, një tjetër më tha se kishte menduar se do të mund të qëndronte në Gjakovë me familjen por atë mëngjes, në orën 3:00 të mëngjesit forcat serbe kishin shkuar në shtëpinë afër të tyres dhe kishin nxjerrë komshiun në oborr ku e kishin qëlluar dhe ai tha, ‘Kaq, nuk mund të duroj më shumë,’ kishte paketuar çantat, ishin futur në makinë dhe kishin ikur brenda minutash.