Pjesa e Dytë
Sokol Beqiri: Mandej edhe nji prej arsyeve osht’ domethonë, që jom kony i lidhun prej fëminisë me Pejën, dy, hapësina, kushtet shumë ma t’mira. Tre, nuk kom pasë ambicie, domethonë nuk kisha unë ndonji ambicie që me bo diçka në Prishtinë, m’u bo profesor apo… e kundërta. Edhe fakti kur, se ndoshta fillova me kallzu n’fillim e s’e tregova. Kur Muslimi, e Agim Çavdarbasha e disa prej profesorëve atëhere, u mundoshin me m’bindë me, me konkuru me dhonë mësim n’akademi. Une t’tregova, e kom pasë njifar rebelizmi kështu n’veti. Po çka osht’ e çuditshme, baba ma ka përkrahë ata. Se thojke, “Jo se ajo t’merr, po pajtohna, se ajo t’merr qaq energji sa ti mo nuk mundesh me zbrazë krejt qata çka po don qetash”.
Edhe atij ju ka dokë shumë okej kjo punë. Që osht’ rast i rallë, se çdo babë thotë, “Po more, hin n’punë. Je profesor, e ki rrogën, e ki kta, respektin, ata…” Jo ai, ai m’ka përkrahë mu n’çdo gjë, deri n’fund. Edhe po asnjë rezervë.
Erëmirë Krasniqi: Qysh ish situata n’qat kohë, a mujshit me ekspozu apo veç punojshit?
Sokol Beqiri: Jo. Kur jom kthy, une vazhdova edhe nji kohë me, me ekspozu me grafika se ish okej. E merrshe ftesën, e paketojshe n’postë e çon grafikën kollaj. Unë këtu nuk kom pasë mo kurgjo, po nëpër qeta trienale, bienale kom vazhdu edhe nji kohë t’shkurtë. Po tana nuk mujsha mo se nuk pranojsha. Si erdha këtu edhe dy grafika si bona edhe e lashë une. Edhe tona nisa me u marrë me sende tjera. Edhe ekspozita faktikisht nuk ka pasë, në Beograd e kena bo ekspozitën.
Erëmirë Krasniqi: “Përtej” ajo…
Sokol Beqiri: Po ajo u konë njo prej kështu me, me ekspozitë të dedikume. Ma shumë u konë nji ekspozitë që u konë ma shumë provokim politik, nji, nji kemi dashtë me kallxu nji vullnet, nji guxim politik. Me shku me thonë, çka duhet me thonë në Beograd edhe kena punu punë special.
Mendoj që nuk, po mendoj u konë si gjest, si, si politik. Edhe ekspozita u konë okej, me nji kuptim që paragjykimet jonë konë edhe në Beograd, edhe ata thjeshtë… para do dite bile e kom lexu bile njo prej intervistave që i qasen tash mbas, që ata nuk e kanë pritë. Unë s’kom provu kurrë, se nuk mendoj që osht’ nji send që duhet me iu shënu 20 vjetori, a din? 20 vjetori duhet me iu shënu sendeve, s’di që ka diçka këtu që duhet me ia shënu 20 vjet.
Erëmirë Krasniqi: Qysh erdh deri te qajo ekspozitë?
Sokol Beqiri: Huh?
Erëmirë Krasniqi: Qysh erdh deri te qajo ekspozitë?
Sokol Beqiri: Ekspozita, ma s’pari Shkëlzeni ka punu për fondacionin Soros, u taku me Dejan Stretenoviqin edhe kanë thanë, tu bisedu, ata s’kanë ditë kurgjo për artin në Kosovë. Shkelzeni iu ka kallzu që ka do njerëz që provojnë me bo, ish konë mirë kta edhe ka thonë, ata ishin konë t’gatshëm, edhe ka thonë, “Po, more”. Edhe e kanë pasë idenë njihere me shku gradualisht, jo me shku drejtë te veni, po a don me shku, hajde shkojmë drejtë. Edhe e kena bo mandej, menjihere mas ksej na kanë thirrë në Bienale të Cetinjës.
Erëmirë Krasniqi: A ka qenë me të njejtën punë?
Sokol Beqiri: T’njejtën punë, se t’njejtin vit u konë. Ata kanë lypë t’njejtën punë, se u konë shumë politike, shumë përshkruese për kohën. Edhe mandej nuk, kena ekspozu, kena ekspozu nëpër kafe, si krejt dynjeja.
Erëmirë Krasniqi: Qysh ke reagimi i asaj pune n’qatë kohë po mendoj, qysh ke perceptimi, qysh e pritën njerzit atje?
Sokol Beqiri: A din qysh, perceptimin ti kur, une për veti kur e marr, mu m’interesojke çka mendon për shembull disa prej artistave që unë i kisha përcillë si student. U konë njifarë Mrdjan Majiq që m’pëlqejke, ose, ose ky bre, Jovan Despoti. Njerëz që, Dejan Stretenoviqi, njerëz që, të profesionit që unë i kom përcillë çka bojnë. Po ata për mu nuk kanë nij. Domethonë unë isha ma interesumë me ditë çka ata mendojnë për punën si punë, natyrisht si, si gjest politik aty u konë ni rreth shumë i caktum, edhe i njerëzve ndryshe, që u konë nji pjesë shumë e vogël që pak a shumë e kanë pasë ndërgjegjjën e ka bre ndërgjegjja për këtë çka po ndodhë. Edhe u konë definitivisht një fillim i thyrjes të paragjykimit për ne qe nuk ka, domethonë paska edhe atje, po ndodhka diçka.
Kemi edhe qetë 20 vjetorin, Branisllav Demitrioviqi diçka. E mu m’interesojke çka thotë ai, çka… domethonë prej ktyne o pritë, se u konë befasi definitivisht. Po nuk mendoj që u koën diçka për…
Rozafa Imami: Po ma shumë, n’relacion me qysh u konë situata atëhere, çfarë ndikimi ka pasë…
Sokol Beqiri: O atëhere u konë, nuk ka pasë kumeditë çfarë ndikimi as këtu, as atje. Përveç që na ua kena ngacmu ndërgjegjjen disa njerëzve. Këtu ka pasë reagime kryesisht negative, demek kta tradhëtar që i kanë trajtu, i kanë tradhëtu vlerat e përbashkëta. Unë i kom pasë tana do polemika me atë gazetarin, domethonë mu nuk m’kujtohet që na kena qëllime, tradhëtim i qëllimeve të përbashkëta, thashë, “Une s’e di që kom ndonji qëllim t’përbashkët me ty”. Bash qekjo u konë përgjigjja.
Erëmirë Krasniqi: Kush tjetër ka qenë? Ilir Bajri…
Sokol Beqiri: Ilir Bajri ka bo muzikën, Mehmeti [Behluli] edhe, edhe Maksi [Maksut Vezgishi], po. Edhe mandej, mbas asaj kena bo ekspozita si krejt dynjeja nëpër kafe.
Erëmirë Krasniqi: Çka ndodhke, me çka mujshit me realizu…
Sokol Beqiri: Jo, une, natyra e punës teme nuk u konë hiç problematike me vendosë n’kafe. Une veç njo e kom bo n’princip te Fatka, edhe pse Fatkën e kom kështu për qefi person, si karakter, si, si përkrahës… mos t’thom qat’ kohë u konë përkrahësi ma i madh i kulturës n’përgjithësi, sot institucionet s’bojnë çka ka bo ai, qata edhe ka bankrotu bre.
Erëmirë Krasniqi: Fatka osht’ naj karakter i Pejës?
Sokol Beqiri: Hani dy robertëve, jo hani i dy robertëve, Fatka. Fatka o llegendë. E ai krejt pe ksi… Mandej ma vonë u hapë kjo Galeria Dodona, une shkojsha po nuk kom pasë ekspozitë. E di që u konë e planifikume pak para luftës me bo nji ekspozitë edhe, domethonë ‘97, ‘98. Edhe qaty ia nisë koncepti për videon që e kom bo t’parën une “Milka”. “Milka” fillimisht, unë çdo send e kom mendu, domethonë prej momentit që une e kom pasë nji ide deri në momentin që e kom realizu kanë ditë me shku nji vjet, dy vjet. Se e kom lonë, jo s’po m’pëlqen, jo s’jom i knaqun, jo po du, jo s’po du, jo s’po m’pëlqen hiç…
E “Milka” si koncept ia ka nisë ma s’pari kur une kom dashtë me e bo nji ekspozitë te Shkëlzeni. Edhe u konë, nuk u konë video, ka vyjtë me u bo performim. Kom dashtë me e marrë bukvalisht nji lopë, me ngjyrosë si millkën. Atëhere ish fjala a ka UÇK, a s’ka UÇK, qishtu u folke hala. A jonë dalë, a s’jonë dalë a, pak para se me dalë n’skenë domthonë hera e parë. U konë idea me lidhë une ni lopë, lopë tamon me ngjyrosë si millkën, me shkru “Milka”. Edhe me dalë, ajo u konë, u konë edhe podrumi i galerisë. Edhe u konë plan me dalë nji kasap me maskë live në Galeri…
Erëmirë Krasniqi: Me pre a?
Sokol Beqiri: Po. Edhe normal ajo nuk u bo. Edhe mandej fillova mbas nji kohë edhe këtu kom ardhë që… mbas luftës, ideja si ide osht’ shumë përpara edhe e bona si video. Mandej menjihere mbas luftës, une dojsha para luftës. Kur u vendoës n’bunker, unë e kom pasë shpinë edhe atelenë menjëhere përfundi bunkerit, qiky bunkeri këtu. Menjëhere përfundi. Edhe kur u vendosën policia aty, a din n’bunker, u konë njëfar stresi shumë i madh. Edhe une dojsha si lopë me shku me ngjyrosë atëhere t’pembe. Edhe qaty nuk m’ka përkrahë baba se u tutë. Edhe tona normal, si jom kthy mbas luftës e kom ngjyrose “Think pink” diçka, mendo pozitiv…
Erëmirë Krasniqi: Qysh, qysh e kalutë luftën? Mos t’ecim qaq shpejtë.
Sokol Beqiri: Luftën si krejt dynjeja. Edhe atëhere unë qeshtu nuk dojsha me dalë se u duhke me ndejtë këtu. Edhe pse baba m’lutke, “Hajt bile thirrmi fëmijët”. Pak para se me ia nisë bombardimet domethonë. Une tonë kohën jom konë në Pejë, edhe kur u luftojke. Se në Pejë u luftu shumë përpara, përreth, këto katundet. Jemi konë t’mbyllun, nji vjet, nji vjet e gjysë para, ma shumë. U konë normal stres, si tonë, krejt tjerët, shumë…
Erëmirë Krasniqi: A ke qëndru këtu…
Sokol Beqiri: Po, po. Ama mbas bombardimeve, mbas bombardimeve, kur kanë fillu bombardimet mbas t’dytës ditë, na kanë deportu. Une jom konë njo prej… n’qatë kohë kom punu une, n’qoftëse nuk e ki pa e ki n’katallog, do piktura, n’qoftë se e ki pa ekspozitën në Prishtinë, nuk di a e ki pa? Këtë që e kom pasë personalen, pata tri vjetëve, a? E ki në katallog, ta çonë Pera [Petrit Gora] me ksi. I ki do piktura që une mbas studimeve, edhe mbas shumë kohe kthehna me bo piktura apet. Se rrishim mbyllë n’shpi tonë ditën, në 12:00, nuk guxojshim me dalë kërka në rrugë, krejt u mshelshin. Edhe une i kom pasë do asi lesonita t’mëdhaj edhe hajt po pikturoj. Po ça kom bo, për herë t’parë që kom punu figura, une veç kur e kom pasë detyrë n’shkollë. Hera e parë që filloj, gjashtë piktura, që i kom bo piktura, kryesisht e kom pikturu veten, grunë. Edhe qaty o nji periudhë që, edhe atë ditë…
Erëmirë Krasniqi: A figurative jonë a?
Sokol Beqiri: Ah?
Erëmirë Krasniqi: Përdorni figurim kështu n’to a?
Sokol Beqiri: Piktura me portrete, gruja, une, çika. A din se nuk kom bo kurrë asi sende, veç kur e kom pasë n’shkollë detyrë, “Hajt bone”. Edhe e kom bo, po.
Rozafa Imami: A jonë këto që nuk kanë kry aa…
Sokol Beqiri: Ja, ja. Kjo tjetër osht’. Ato menjiherë n’fillim të ’90-ave kur kom vendosë që mo grafika e piktura s’du me m’përfundu n’dhomë t’fjetjës dikun. Edhe kom punu me shtresa t’mëdhaja t’ngjyrës. Jo pse kom pasë qef une, po vazhdimisht i pa kënaqun, u mloke, u krijoke vet ajo shtresa qashtu. Edhe njo prej pikturave qeshtu, pak ma e vogël se qekjo, e kom vendosë… e kom grujën, e kom n’tegëll, si me konzervu, si sendin që e konzervon për me rujtë për diçka, jo tash për me… e kjo jonë, kto jonë krejt tjera. Veç gjashtë piktura….
Rozafa Imami: A i ki hala këto?
Sokol Beqiri: Do i kom, do s’i kom. Po jonë konë n’ekspozitë në Prishtinë, n’katallog jonë. Që i sheh do portreta, do… kjo u konë fillimi i rebelizmit ndaj grafikës e pikturës kur e kom grry, i kom shti n’teglla, e qesi… e kom fotokopju vetvetën, a din, portreta bojsha kështu, n’vend se me vizatu e qitsha krytë n’fotokopjus edhe… domethonë qaq, fillimi i të ’90-tave kur njëfar, Shkëlzeni thojke rebelim.
A din qysh, atëhere u konë problem, se tash filluan qito debatet me ta, Shkëlzeni u konë qaj përkrahësi që kudo që u ardhë ka shkru, edhe ka mbulu teorikisht me t’dhanat e historisë. Edhe sado-kudo ka pasë autoritet intelektual që ka thonë, “Kadale se nuk koka bash…” A din, se pa e pasë ti dikon si background [prapavijë] teorik t’hajnë, a din? Jo, t’hajnë n’kuptimin që ti e hupë vetëbesimin, e hupë, edhe dorëzohesh, thu s’koka. A kur ai shkrujke, muj veç me t’rrejt që s’ma kojke, mu doke që çka jom tu bo une.
Rozafa Imami: Nashta kishim vazhdu qaty te koha e luftës çka ke punu ma shumë?
Sokol Beqiri: Gjatë luftës veç qeto i kom punu, veç qeto gjashtë…
Erëmirë Krasniqi: Portrete…
Sokol Beqiri: Po, piktura. Kryesisht t’grusë, temen. Nuk jonë bash komplet, veç me nji moment gruja, tamon gruja. Edhe aty jom konë pak i inspirum prej Filip Gastonit. Kur n’atë fazën që e ka bo nji pikturë sikur mos t’kisha pikturu kurrë. Edhe une du me bo ni portret sikur kurrë mos t’kisha bo shkollë, mos t’kisha mësu. E kom marrë nji fotografi edhe kom shku, kom bo sikur kurrë mos t’kisha mësu kurgjo veç m’ka ardhë vet.
Edhe tona i kom zhvillu qato gjashtë piktura. S’po m’kujtohet që kom punu diçka tjetër. Jonë edhe do, s’po m’kujtohet. Qeto, qeto gjashtë piktura e di. Veç jonë t’formatit bajegi t’madh. Dy prej tyne jonë konë qetash në Dokumenta.
Erëmirë Krasniqi: Ku shkutë mandej në luftë?
Sokol Beqiri: Huh?
Erëmirë Krasniqi: A u strehutë gjatë luftës?
Sokol Beqiri: A din qysh, une jom konë, si sot e mbaj n’men… jom konë në atele t’u pikturu edhe nuk dojsha me asnji kusht me dalë. Meri i ka pasë t’palume t’çikave do dokumenta, pare çka ka pasë, do elementare, n’torbë, n’gadishmëri. Edhe une jom konë… njo prej pikturave që s’e kom kry kurrë, t’shtatën, jom konë t’u punu qeshtu, n’tokë punojsha, kur jonë hi te kojshitë aty. Edhe i kom pa t’u i deportu, edhe e kom pa që kjo nuk ka mo ksi. Jom hypë n’kerr, Reno katër edhe… tona e kom pa kolonë u konë krejt, mandej mbas…
Erëmirë Krasniqi: A keni shku në Shipni a?
Sokol Beqiri: Jo, turma t’çojke vetë. Edhe une i kom lonë, i kom lonë prindët n’shpi. Mirëpo n’gjysë t’rrugës mu m’tregunë, “Qy se edhe ata i kanë deptortu edhe jonë t’u ardhë”. Ata kanë ardhë n’komë mandej deri në Rozhajë. Mandej jena shku në Ulqin. Në Ulqin si shumica çka jonë konë. Edhe mandej menihere si u kry jena kthy.
Erëmirë Krasniqi: E qysh e gjetët shtëpinë?
Sokol Beqiri: Shpinë, a din qysh? Shpinë, qysh jonë konë këtu krejt shpiat e kallne, e jonja u konë veç e lagët. Domethonë nuk u konë e kallne, edhe pse shpi e vjetër, kanë mujtë edhe ata lirisht, bile e kisha ndreqe prej fillimit. Po, çka kanë zbrazë aty, çka kanë marrë sendet krejt, n’fund e kanë lëshu ujin. Po çka osht’ interesant, nji ndodhi interesant çka ka ndodhë aty n’shpi teme. Aty ka ndejtë nji kohë dikush. Edhe ai dikush, u hi edhe në atele te une, edhe ma ka ditë emnin. Nuk besoj që osht’ dikush që mu m’ka njoftë personalisht. Po prej far katallogut ose diçka.
Edhe mu m’kanë lonë edhe mesazha, ato kom gabu që s’i kom dokumentu. Edhe performimet, se t’tregova n’fillim, se po harron njeri t’u folë, mos t’ish ardhë Shkelzeni m’i dokumentu, shumë sene s’kisha pasë une sot hiç. Ai u ardhë krejt fotografia e çarshisë që i kena bo, Think pink, krejt ai i ka bo, se une, “E boj, s’ka lidhje…”
E ata kanë pikturu me ngjyrna t’mia aty, n’mur direkt. Ma kanë shkru aty , edhe emnat i di, Tazamiksha, Nikolla, Dragoxhujo, Novi Beograd, bollk 70. Ma kanë shkru adresën. Edhe n’atele m’shkrujke aty, se kom fshi deri sa s’jom dalë prej shpisë, ma kanë shkru nji mesazh, “Sokoli Serbia”. Ma bojshin mu, “Pse s’pe fshinë?” Ja u bojsha, “Po s’po e fshi se mesazhi lehet dikujt që me lexu, une jom shumë i lumtur që erdha me lexu mesazhin”.
Domethonë kanë shkru ata, kanë gjujtë me ngjyrna t’mia aty. Po nuk besoj që osht’ dikush që mu m’ka ngjoftë, po thjeshtë kanë ndejtë aty, kumeditë kush, çka u bo aty nuk e di. Edhe domethonë shpia u konë e pabanushme.
Erëmirë Krasniqi: A ja u kanë rujtë punimet ata ?
Sokol Beqiri: A? Po. Jo krejt, do, do piktura m’i kanë kanë çky, e mi kanë gjujtë, prej katit të tretë, ato t’mëdhaja, i kanë çky, i kanë marrë, i kanë pru poshtë, i kanë gjujtë në bazen. Ato veç, s’po di kush ka pasë nge m’u… e grafika m’kanë pshtu, disa jonë damtu se tash qysh kom pasë une shumë n’ato fijokat, ata kanë nxirrë ma shumë me kqyrë mos ka naj sen t’mshefne. Naj pare, e tona qysh jonë end, jonë shkelë, jonë bo. Po piktura po, piktura bajagi si shumë, gati, gati si, sot kom shumë pak.
Erëmirë Krasniqi: Qysh u, qysh u riaktivizutë mandej mas luftës, po mendoj qysh e rimendutë krejt rolin e juj si artist?
Sokol Beqiri: Nihere, nihere une vendimin për, për mos m’u marrë me art e kom marrë shumë përpara. Po edhe njisoj si punët, e kom marrë ni vendim edhe tona ka vyjtë kohë. Osht’ qaty n’tekst të Shkëlzenit, n’qet katallog nji poezi, që ndihna i nderuar që ai, poezia e parë që e ka botu. Ai shkrunë, po nuk boton poezi. E qeta e ka botu, që e ka dediku familjes. Aty përmend çikat, nanën, babën, mu. Po me nji sekuencë teme, nji sekuencë ku përmendna unë thotë, m’përmend mu, thotë, “Ku e kish gjetë atë raki, e shërbejke të ftohtë”. Edhe vazhdimisht e përseritke, “Arti s’ka kuptim”. Edhe domethonë une edhe atje s’dojsha… kjo definitivisht nuk ka kuptim, çka jom une që po du me, me… kjo osht’ edhe…
Po tona, qysh thashë që nuk i kom realizu projektet, i kom pasë n’kry, edhe ka pasë boll asi. Mas luftës na u bonëm si banane, erdhën prej krejt dynjesë me pa kush jonë këta njerëz, çka jonë këta njerëz. Sigurisht erdhën njerëzit me pa edhe a ka njerëz që punojnë edhe n’art. Edhe thjeshtë ja nisi me pasë kërkesë. Unë veç i kisha, mu veç m’vyjke me shku me bo ni xhirim, me montu, punët e gatshme në princip. Edhe tona ja nisi me m’pëlqy ajo punë. Se udhëtojsha çdo tri javë diku, jo Francë, jo… m’u doke pak ma…
Edhe, mirëpo vazhdimit t’përcillme me nji frustrim tjetër prej asaj që çka une kom pritë, çka une kom menu që kish vyjtë me konë art. Përshembull për mu, kur e kqyrsha nji punë, unë mendojsha që ajo osht’ reflektim i nji karakterit t’artistit. Edhe po ia zojmë do prej artistave që m’kanë pëlqy, mos t’thom, punët që m’kanë pëlqy. Jo që m’kanë pëlqy, m’kanë, shumë m’kanë pëlqy. Kur m’ka ra rasti tash m’u taku me ata njerëz, me atë punë, edhe e kom pa atë dallimin mes karakterit t’vërtetë t’qetij njerit edhe moralizimit që ai p’e bon n’punë. Edhe mënyra qysh t’u u futë n’atë, kapak nuk o, që kom pasë rast tona me punu me njerëz që dikur veç ondërr i kom, kom mujtë me i pa. Ja ka nisë mos me m’pëlqy krejt ky muhabet, as ekspozita, as hapja, as…
Domethonë sidomos ajo pjesa që ti ma shumë shpenzon energji qysh me plasu, edhe me promovu veten, se sa punën që e bon, që puna si punë vetvetiu nuk… ose s’paku ato kriteret t’cilat unë ja kom caktu vetes nuk… domethonë, shifsha ekspozita që, unë thjeshtë mendojsha që s’duhet me konë. Mirëpo kom vazhdu me, vendimin e kom pru përpara, po tona deri në 2006 kom vazhdu se kom pasë, kom hala projekte që nuk i kom realizu kurrë.
Erëmirë Krasniqi: Keni qenë në 2002-tën n’Dokumenta, a po?
Sokol Beqiri: N’Dokumenta jom konë n’2017-tën, qetash.
Erëmirë Krasniqi: A s’jeni konë edhe 2002-tën…
Sokol Beqiri: Ja, hera e parë që…
Erëmirë Krasniqi: E Rene Blloku…
Sokol Beqiri: Në 2002-tën u konë Rene Blocku. Jom konë me Szeemannin… mandej me Szeemannin, kom punu “Beauty of the Failure. Failure of the Beauty” [Bukuria e dështimit. Dështimi i bukurisë] në Barcelonë. U konë prej Kandisky e Malevic e… ai ka bo ekspozita. Mandej Bienalin në Sevilë, Locarno Film Fesitival. U konë nji pjesë ku u lshoshin videot…
Erëmirë Krasniqi: Pse kom mendu që krejt…
Sokol Beqiri: 2002, qito Blocku… jo, a din pse e ki lidhë ti? Se ekspozita e Bllokit u bo në ndërtesën e Dokumentave. Në 2002-tën, Dokumenta u konë qetash në, osht’ hera e parë, osht’ hera e parë që unë mbasj dhjetë vjetëve kom punu. I kom bo punët special për… edhe kur m’thirrën mu n’takim ma s’pari, unë jom shku jom taku, kom pasë m’u taku me Charlesin [Esche] e me Galitin [Eliat]. Edhe nuk kom dashtë me bo prezentim, edhe me insistim të Erzenit, po Erzeni e ka dhonë katallogin. Edhe mandej kur kom shku u konë edhe Adami [Szymczyk], drejtori, edhe kena ndejtë. As nuk kom pa ondërr që, edhe pse deri sot nuk m’kanë çu signalla prej tjetër ka që Adami osht’ t’u i pëlqy puna, e kështu.
N’atë moment i kom thonë, “E çka tash, mbas dhjetë vjetëve çka, ça boj une?” Edhe, nejse m’ka ra n’mend shumë shpejtë ajo, nuk u konë shumë problem. Po kur m’ka vetë Adami, kur jom shku, se t’njejtën ditë une e kom refuzu nji ekspozitë për Ballkanin që u bo Pera Museum në Stamboll, nuk kom dashtë me marrë pjesë. Edhe ne muzeumin e artit modern në Budapest, arti bashkëkohor shqiptar, nuk kom dashtë me marrë pjesë. Thjeshtë, kom thonë s’marr mo pjesë.
Edhe Adami m’veti, tha, “E pse tash mu nuk po m’refuzon?” Edhe une ja spjegova shumë bukur, isha i përgaditur për këtë pytje, edhe thashë, “A din qysh?” E morra me fe e lidha, thashë, “Për nji musliman i cili e ka praktiku fenë me dashurinë ma t’madhe për 30 vjet, ondrra osht’ me dekë në Mekë. Edhe për nji njeri që e ka parktiku 30 vjet artin me nji dashuri, une e kom bo me nji dashuri shumë t’madhe deri sa e kom bo”, thashë, “Ondrra osht’ me lonë dokumenta, jo me lonë bash gjithka”. Edhe thashë, “Për qato s’po t’refuzoj”.
Mandej deri sa i përzgjidha, une s’disha as çka ka m’u konë. N’takimin e dytë i ka thonë Erzenit, “Ma mirë ish konë me Sokolin me folë për punë, se veç për ushqim e për venë”. Po tash mu ma imponojshin atë temë, se jo kjo, a din. Edhe thashë, “Okej, cili ka me qenë kontributi jem?” Edhe ai n’fillim, ajo ke jo reale, gati ni mini retrospektivë, edhe grafikat m’i qitë, krejt njifarë… Mirëpo, ajo ish jo reale, edhe n’kuptimin e hapësinës, edhe ksi. Tha, “Po ma s’shumti çka kisha pasë qef”, se ai e ka lexu në katallog, këtë bisedën me Shkëlzenin edhe tha, “M’pëlqen forma qysh ti reagon n’situata t’ndryshme, sidomos…” Tha, “Une kisha pasë qef një punë t’re”.
Une veç e kisha punën, se kur m’ka thonë nji shoqe mu që osht’ t’u i pëlqy, që punon me Adamin, osht’ shumë t’u i pëlqy puna edhe… tha, “Mu m’pëlqen mënyra qysh, edhe kisha pasë qef punë t’re”. Edhe une kur m’ka thonë, kom thonë, “Çka boj une tash?” Ish problem tash, ti duhesh me bo mbas dhjetë vjetëve ni punë, qe dhjetë vjet je çaraveshavë, ke thonë që nuk ka art, arti osht’ palidhje. Kjo tash ta komplikon situatën, se tash ti mundesh me bo, e bon nji punë edhe çka, ata po thojnë çdo ditë po na rren diçka, t’nesrit… a din, ke mujtë edhe ata, po une dojsha me çdo kusht me ndejtë brenda atidutës t’cilën e kom zhvillu këto dhjetë vjet. Edhe m’vyke me dhonë ni provë, kom thonë, “N’qoftë se artisti ka mision, ka mision me dëshmu që s’ka art”. Që nuk osht’ bash punë e lehtë. Edhe dojsha me dhonë s’paku nji provë t’qasej, edhe i thashë Adamit, ja shpalosa idenë edhe qishtu shkoj.
Erëmirë Krasniqi: Çka keni bo qat’ dhjetë vjet?
Sokol Beqiri: Ah?
Erëmirë Krasniqi: Çka keni bo qato dhjetë vjet jo aktivitet? Qysh i keni artikulu? (qeshë)
Sokol Beqiri: Kurgjo, kom chillit. (qeshin) Kom chillit dhjetë vjet qetu n’kafiq. I kom ndrru disa gjenerata. Tash Era e kta jonë gjenerata ma e re. M’kanë kalu disa nëpër… kurgjo, kom shëtitë, kom bo… e kanë vetë njihere, dy ksi [storie]me t’i tregu. Njihere çika e madhe, kur u konë krejt e vogël, Toska, edhe baba jem e veti “Çka e ki babën?” Edhe ajo kqyrke çka e kom babën. “Çka t’punon baba?” Tash ky po don m’i ndihmu, a din, m’i thonë piktor, edhe po ja bon “Pi – pi – pi…” Ajo tha, “Pijanec!” (qeshin) E dyta, e kjo tash po t’kallzoj çka i ka thonë e dyta mësusës, e qato kom bo këto dhjetë vjet tjera. Kur e ka vetë mësusja, “Çka t’punon baba?” Kjo i ka thonë, “Bon qejf”. (qeshin)
Erëmirë Krasniqi: Vështirë o…
Sokol Beqiri: Ajo osht’ shumë vështirë. Këto dhjetë, domethonë kur kom vendosë me ndërpre, u kry projekti i EXIT-it, Galerisë, e vetmja mundësi ish tash me dalë unë, baba vdiq, nuk ka pare mo. Une nuk dojsha me ardhë në Prishtinë tash me bo apet, m’u marrë me, me kqyre fonde me bo fonde, une ata s’kom mujtë me bo kurrë. Edhe sendi ma i logjikshëm që u konë për mu, krejt jetën kom ndejtë n’kafe, me bo Galerinë kafe, edhe e kom bo. Kto artistat i kanë bo si art, a din, po une e kom bo on going, on going [në vazhdimësi], po.
Erëmirë Krasniqi: Qysh ka qenë projekti i EXIT-it, edhe ai osht’ koxha i randësishëm për artin bashkëkohor…
Sokol Beqiri: Une mendoj, une mendoj pa ndonji modesti që u konë projekti ma i mirë që ka ndodhë. Osht’ si rezultat, n’qatë kohë ndodhë që kjo gjenerata që i thotë Rene Blloki, avant-garda, qato vjet jonë bo, ajo mërzi osht’, krejt qita që jonë sot. Nuk mendoj që krejt u konë direkt prej EXIT-it po nji kontribut t’mirë. Se kanë pasë mundësi me i njoftu njerëzit që jonë konë aktual n’skenë botërore, m’i taku, me folë, m’i pa ekspozitat këtu. Ai u konë nji projekt i Bundes Kulturstiftung, e kanë bo njifarë projekti Realtion. Edhe ata jonë dalë, n’princip ata jonë ardhë te na. Na kanë njoftu mu edhe Erzenin, i keni njoftu disa herë, jonë ardhë edhe ata kanë thonë, “A e boni ju nji projekt na me…” E kanë pasë domethonë në Kroaci, në Kroaci, s’di a kanë pasë në Slloveni, në Kroaci, në Bosne, në Molldavi edhe te na. Po m’kujtohet qeto, nuk di a ka pasë edhe diku.
Edhe ata e kanë sponzoru nji projekt t’cilin na e kena thirrë “Missing Identity”. [Identiteti i munguar] Missing se për shembull, me idenë që t’ritë këtu nuk po munden me udhëtu, me shku, me pa. Domethonë n’qoftëse ata na mundem m’i pru, tash i shfrytëzojshim faktikisht lidhjet që une e Erzeni ndërkohë i kishim bo nëpër ekspozita me artista. Edhe ata ishin t’gatshëm me ardhë edhe për shoqni, edhe për me pa Kosovën se ish atraktive. Po ma shumë e kanë bo për shoqni se që… edhe qashtu fillumë, erdhëm, thamë okej, e bonëm tonën. Edhe aty jom konë njihere me dilema mirëpo tash kur u bon krejt aty bashkë, une s’dojsha me prishë lojën, me thonë që une s’po du…
Erëmirë Krasniqi: A ka qenë domethonë program edukativ, edhe ka pasë ekspozitë…
Sokol Beqiri: E kena pasë ekspozitën plus kurset u mbajshin. Librarinë, bajegi do libra i kena pru n’biblotekë, që i kanë marrë për me i kthy. Mandej u konë ndrrimi i studentëve me Städelschule. Städelschule se une e kom pasë andërr. Edhe domethonë, qaty kjo missing, what is missing doesn’t hurt. [Nuk dhemb ajo që s’e ke] Qaq, që çka t’mungon ti s’e din që, që t’mungon. Nuk t’dhem, a din? Edhe qaty e kena… mandej vishin studentat këtu. Kur vishin këtu, zgjedhni, a din, me pasë ata nji ndërrim t’qasjes. Edhe tant shkojshin në Frankfurt. Ajo u kanë mundësi për plotë studenta, herën e parë besa edhe me dalë jashtë Kosovës, me marrë vizën, me shku në Gjermani, me bo ekspozitë. A din, u konë ni shtytje sa do…
Rozafa Imami: Cilët jonë konë a e mban n’mend?
Sokol Beqriri: Studentat a?
Rozafa Imami: Të Kosovës që kanë shku.
Sokol Beqiri: Te na që jonë ardhë a? Krejt.
Erëmirë Krasniqi: Jo, jo. Njerëzit prej Kosovës që kanë qenë të përfshimë n’projekt, prej studentave…
Sokol Beqiri: Prej studentave, nuk e di kush jonë konë. Jonë konë, e di që jonë konë, Jakupi [Ferri] u konë. E kena kyqë si asistent atëhere. Ai Jakupi e dini, po u konë Flaka, Flaka Haliti. U konë, jonë konë edhe kta t’Jakupit. U konë Lulzimi, jonë konë Alban Muja, krejt qeta që jonë aktivë sot. Qaty, dove, dove që kanë provu me konë aktiv po s’e kanë pasë vendin aty, si gjithkujt që i ndodhë, a din.
Erëmirë Krasniqi: E qysh ju doke vetja n’qet rol ma, n’rolin e profesorit, a keni qenë profesor?
Sokol Beqiri: Ah jo, jo. A din qysh? Jo, une e kom bo krejt qeshtu spontanisht. Une veç kom bo muhabet me, me… nuk, une n’princip rolin e profesorit e kom praktiku ton’ kohën, se vazhdimisht kom ushtru, ka plotë t’ri që jonë ardhë edhe n’kafiq këtu, me i ushtru une për akademi m’u përgaditë. “Po du me u regjistru, a m’ndihmon?” Edhe une iu kom ndihmu. Kanë ardhë n’kafiq, e kanë pi nji kafe edhe unë i kom korigju vizatimet, iu kom tregu, kom dhonë detyra, a din. Mandej kom pasë pak eksperiencë se kom majtë edhe workshope tona qeshtu, n’fund t’viteve 2000-ta kur m’kanë thirrë me studenta jashtë e kështu. Pak a shumë m’u ka bo rutinë si krejt profesorave, edhe pse s’jom konë kurrë. Domethonë une fillimisht, ju, ju shpalos’sha punën teme edhe secilen me rend edhe mandej e, e gjojsha. Zakonisht më thirrshin për far teme t’caktume me u marrë edhe tona diçka, a di, çka osht’ qekjo teme. Spontan, jo, jo n’kuptimin une profesori ti… une autoriteti, ti… po, qeshtu. Une nuk kom mbajtë msim une me thonë n’kuptim…
Erëmirë Krasniqi: Tash do t’ju pyes, a e keni ba këtë punë pak ma ndryshe?
Sokol Beqiri: Jo veç une në princip kom punu per secilin prej ktyne se krejt, se edhe kta shumica qe jon konë ma të partë ma kanë pru një punë me ja kqyrë, une i kom dhonë një mendim temin. Ose më ka pëlqy krejt përniher shumë, ose çka kom pasë ndonjë vërejtje. Domethonë, po m’pengon qekjo ose, e ka pranu ose s’e ka pranu. A din, domethonë kom pasë qesi komunikimi me kolegë unë a din. Qeshtu, t’njëjtin send e kom bo edhe, kushdo që. Edhe sot, veq jo një kreten që kurë s’i ka përulë, e i kam lutë.
Erëmirë Krasniqi: Po mendoj, ju me siguri u konë, jo ma lehtë, veç po thom meqenëse ju keni kalu me prej nji mediumi n’tjetrin, u konë ma lehtë me iu jepë, me iu jepë… keni pasë njëfarë perspektive ma interdiciplinore për me ju ndihmu tjerve, se e keni provu. I keni testu qato…
Sokol Beqiri: Me këta, me këta të gjeneratës, kolegë ça e kanë kry, domethanë derisa kanë punu ata, gati me secilin kom pasë komunikim, qësi që, ama, miqësor jo profesor ksi që, kur e ka bo nuk po du as me e përmend me emra as kush e tek e. Por, prej artistave që jonë shumë të mirë domethonë ça ka, kur e kanë bo një send, më kanë thirrë, më kanë konsultu, ose m’kanë vetë, “Ça po mendon?” unë i kom thonë, ndonjëherë jom pajtu, ndonjëherë nuk jom pajtu, po kësi komunikimi kena pasë ndërmes veti. Një kohë të mirë. Derisa…
Erëmirë Krasniqi: E çfarë referenca ju ke jep shembull, kush jonë artistët që ju kishe thonë, “Hë, kqyre punën e qëtina për atë kohë”.
Sokol Beqiri: Epo tash nvaret prej materialit që ma bjen ai. Kurr nuk e jap une një, një…
Erëmirë Krasniqi: Shabllon…
Sokol Beqiri: Jo, jo që ja punoj une. Ose që më pëlqen mu. Une ashtu ashtu muj me thonë shumë pak ka do njerëz që momente më pëlqejnë po kurrë nuk ja boj… ma s’pari ti më tregon mu edhe une në bazë të asaj e kqyri a, a, a po folë qajo, ndonjë prej sendeve që une mendoj që i di eventualish. Nuk mundësh ti tonve me ju thonë kqyre Filip Gastonin. Une tonve ju kisha thonë kqyreni Gastonin, mbas tij nuk e kisha lonë me pikturu askond veç çka me bo… pse me pikturu, çka ka bo ky…
Erëmirë Krasniqi: A don me ekspozu prapë?
Sokol Beqiri: Jo.
Erëmirë Krasniqi: A je i sigurtë? (qeshë)
Sokol Beqiri: Jo. Une e kom pasë, tash vonë njo, mundesh hala ndoshta me gjetë, Kosovë 2.0…
Erëmirë Krasniqi: Jo, s’e kom pa…
Sokol Beqiri: Edhe, në fund edhe u konë qeshtu një pytje. S’e di une tash pse në Dokumenta. Po fiks i kom thonë, “Kqyre ky o ni zanat që une e boj, osht’ një zanat”. Ti tha, “A je i sigurtë?” Nuk jom i sigurtë, po për me ekspozu duhët m’u konë, me, me vlerësu unë diçka që e kom një interes shumë të madh, qysh o n’Dokumenta. Ose thjesht aty ku e kom përdorë kom thonë, “Unë jom si prostitutkat. Po don me bo qef, ta boj, qikaq kushton” edhe për ekspozitë, po, qekaq kushton.
Nuk du, nuk kom, a din, krejt kjo ëshë luftë, a din, ti i thirrë në ekspozitë ata prej Anglisë, me kallzu diçka, me bo diçka, a din. Edhe e keni një trajtim mos të thom kurrfare në shumicën e rasteve. Une nuk kom ambicje për kurgjo ma shumë. Tash muj, nëqoftëse dikujt i pëlqen edhe ka nevojë me kallzu punën teme pse i futet n’kontekst, mundet me ndodhë une e ekspozoj po une lypi pare.
Erëmirë Krasniqi: E a mundeni…
Sokol Beqiri: E boj biznis, real bisnis.
Erëmirë Krasniqi: T’kjartë e boni… (qeshë)
Sokol Beqiri: Nuk boj kurgjo per veti edhe…
Erëmirë Krasniqi: Po mendona, çka boni në kto raste kur përnime e gjeni, e shihni të arsyeshme me reagu karshi diçkafit, qoftë politike apo diçka shoqnore për të cilën ju e keni nji qëndrim, që kishit mujt me sfidu përmes praktikës juj. Çka boni n’qasi raste, a nuk e boni hiç qatë punë?
Sokol Beqiri: Une me të thonë të drejtën nuk kom ambicje mo me reagu ndaj…
Erëmirë Krasniqi: Jo si ambicje por personalisht të jesh i përfshimë në diçka. Qysh e artikuloni?
Sokol Beqiri: Qysh i përfshimë?
Erëmirë Krasniqi: Nëse jo përmes artit…
Sokol Beqiri: Nuk përfshihna une…
Erëmirë Krasniqi: Ah nuk përfshiheni…
Sokol Beqiri: Jo, boj une hala. Qe përmes artit çka boj tash…
Erëmirë Krasniqi: S’po thom përmes artit, por po mendoj çka boni?
Sokol Beqiri: Qe përshembull, qe. E analizoj, tash po du me ju thonë atyne n’banesë teme që po e gjujnë bërllogun. Une p’e paguj, p’i pastroj shkallat se kërkush s’po i pastron. Kërkujt nuk i thom hajde participo. Edhe ai tipi ma nalt se une se s’guxon prej grusë me pi cigare n’banesë e ndalë nëpër shkalla. Meniherë t’nesërit edhe une e kom marrë një shkums edhe ja vizatoj rrumbullakin, nishi, a din si skenat e krimit qysh i bojnë. Edhe e përdorë një sens që e ki, që e ki përdorë për sende tjera përpara edhe shumë praktik. Edhe ai e sheh që s’po duhka me i gjujte se po më vjen marre me i thonë mos i gjuj qe. E gjej një mënyrë kur du me reagu po nuk kom ambicje me reagu ndaj fenomenve. Njëherë për njëherë jo.
Erëmirë Krasniqi: Jo, për qata të pyeta qysh e artikulon qato që të preokupon?
Sokol Beqiri: Kqyre, definitivisht osht’, osht’ një send që osht’ në ty. Po s’mundësh kurrë me u ndalë me mendu n’qato forma. Nuk mundesh m’u ndalë me mendu, ti apet mendon n’qatë formë. Une mendoj me sy, vizuelisht ma shumë, se me gojë, e me… këtë po them, osht’ nji zanat mu, mu, dëgjo për mu u konë njifarë statisfakcioni që mbas dhjetë vjetëve, osht’ nji dokumentim që osht’ veç nji zanat. Dhjetë vjet s’kom punu, edhe jom ulë e kom bo nji projekt tjetër.
Osht’ zanat, gjithkush mundet me mësu, mundet me bo, veç duhet me dashtë me bo. Edhe me konë i sigurtë që po don me bo qata. Nuk osht’ kurgjo ma shumë, a din, qata m’kane pengu gjithë artistat. Nuk ka kurgjo t’jashtëzakonshme, ndryshe, osht’ nji send si krejt zanatet tjera n’botë edhe arti, edhe si tona senet. Qata nuk i du une se diçka mendojnë se jonë t’talentumë ose jonë ma ndryshe. Domethonë, tash vonë e kom lexu, thotë, “Arti mundet me mbijetu veç nëse dorëzohet prej idesë me konë ndryshe. Edhe me i’u bashku mbretërisë t’gjithëfuqishme, profane, t’përditshmes”.
Nuk osht’ kurgjo ma shumë se nji send tjetër, nuk osht’ kurgjo ma shumë se nji status t’cilin, a din, që provojmë na me jep, status. Kom kallzu nji qind herë, ata e kom përmend, që me bo nji pikturë edhe nji hamburger o njejtë. Pasha Zotin. E merr bezin, une prej eksperiencës po foli se edhe Hamburgera maroj, e merr bezin edhe e merr tagarin këtu, edhe këtu ki ngjyrë t’kuqe, mishin, kepa osht’ e bardhë, mundesh edhe pak t’kuqe, sallata e gjelbërt, majoneza e sarit, keqapi i kuq. Edhe këtu i ki ngjyrnat.
Edhe tash kur ja nisë ti me reagu këtu, po qet kuq, nji sasi, nji formë edhe këtu mish. Edhe tash sa i ki inkorporu bukur strukturat, qaq ka me konë rezultati i mirë, qaq ka me konë kjo ma e shishme. E njejta energji, i njejti proces, e njejta formë e t’mendumit osht’ aty. Veç hamburgerin e han edhe s’mendon, ose qakaq nuk e gjykon a ke i shijshëm, a i pa shijshëm se nuk e ke pa në muze. Por je i përpikët, kadale, noshta ka dalë diçka, noshta… A din, osht’ qajo droja që t’u ka kriju ty prej diçkafisht që osht’ ma shumë, a din. Ama mënyra, forma qysh mendon, n’cilën dushë, osht’ njisoj si me zi pasul, si me montu. Prit se shumë ka qesi, po dominon n’raport me kta, po ma prishe qita edhe ktij, po ta prishë storjen se… T’njejtat forma…
Erëmirë Krasniqi: A mendon me shtu diçka…
Sokol Beqiri: Kur dushë, nuk osht’ problem hiç.
Erëmirë Krasniqi: Jo, jo. Nëse ka diçka që mendon me plotësu…
Sokol Beqiri: Ah une me shtu? A din qysh, kjo noshta ka sende, se n’ksi muhabeti kështu kur nuk je i fokusum në nji pytje ashtu tipike, pytje dhe pergjegjje t’përgaditësh, ja nisë me thonë ni send e len n’gjystë ose… Çka di une çka kom lonë n’gjystë, çka s’kom lonë n’gjystë…
Erëmirë Krasniqi: Jo veç nëse nihesh…
Sokol Beqiri: Ja, ja…
Erëmirë Krasniqi: Se përndyshe u kry. Shumë faleminderit!
Sokol Beqiri: Faleminderit prej juve!