Osman Osmani

Prizren | Date: 2 maj, 2018 | Duration: 116 minuta

Shpesh e përdorim edhe këtë fjalë që fëmija i komunitetit rom kur të lindë, ai meniherë i dinë katër gjuhë, sepse e kërkon rrethi këtu edhe na nuk e kemi këtë problem. […] Ajo që m’ka metë çdo herë e regjistrune n’tru si një segment dhe ka qenë edhe një shtytës edhe për mu për me vazhdu m’i motivu fëmitë e mi, ka qenë momenti kur, nëna ime çdo herë m’ka përciellë edhe në shkollë edhe në kthim prej shkollës. Edhe, shka ka qenë interesant, ajo e ka ditë njifarë rendi që prindërit duhet m’i përcjell fëmijën, m’i ba detyrat, edhe kërkojke, domethanë mas kthimit tim nga shkolla t’i bëj detyrat, të shkruj, të bëj detyrat e matematikës apo të shkrimit-leximit. Edhe, unë deri në klasën e dytë apo edhe të tretë, vërtetë nuk e kam ditë që nanën e kam analfabete, sepse ajo çdo here rrike përmi kry tem, unë t’u kujtu që ajo po e din çka jam t’u ba, çka jam t’u shkru e çka jam t’u lexu. Unë t’u kujtu se ajo p’e kupton.


Drenushë Morina (Intervistuesja), Elmedina Arapi & Gençer Tatar (Kamerë)

Osman Osmani u lind më 12 shkurt, 1962, në fshatin Mlik të Komunës së Dragashit. Në vitin 1963 familja e tij u vendos në Prizren, ku edhe sot jeton. Studimet për Inxhinieri të tekstilit i kreu në Beograd, Serbi. Pas studimeve, Osmani u punësua në repartin e vektarisë në fabrikën “Printeks”, e më vonë u emërua drejtor teknik në këtë fabrikë. Sot punon si drejtor në organizatën joqeveritare “Nevo Koncepti” në Prizren.