Mehmet Galushi

Prizren | Date: 25 qershor, 2018 | Duration: 36 minuta

E kom ni vetvetin shumë të sigurtë kushtet jonë konë shumë t’mira, pastërtia u konë në nivel, pengesa nëpërmes shoqnies s’kom pasë, kem pasë komunitete të ndryshme: boshnjakë, serbë, shqiptarë, turq, po kemi kalu shumë mirë, një jetesë bashkarisht e kemi pasë. Po sidomos une në atë repart ku kom punu i vetmi jom konë i komunitet rom po apet po thom osht’ ni fjali, ‘Njeri qysh ta bon veten edhe gjindet në atë rrethinë’. Po une s’kom ni as aty as n’shkollë, edhe në fillore edhe n’shkollë t’mesme edhe shkollën e lartë i vetmi jom konë i komunitetit rom në klasë po kurrë s’e kom ni vetin keq, e as shoqnia s’ka ni vetin keq qe kanë pasë në rreth të vetin një rom. Kemi kalu shumë mirë në atë kohë… para se me krisë kjo lufta atëherë ka pasë do nënshkrime do marrëveshje që i kanë pasë. S’e di! Shumica e kombësisë shqiptare e braktisën punën jo vetëm nëpër fabrika por edhe nëpër mësime, gjithkun…


Fitore Rexhepi (Intervistuesja), Elmedina Arapi (Kamerë)

Mehmet Galushi u lind më 20 mars, 1957 në Prizren. Ka përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren. Më 1980 filloi të punonte në IFS Progres – Industrinë e Fijeve Sintetike në Prizren, ndryshe e njohur si “Perllonka”. Z. Galushi punoi si transportues për të vazhduar 25 vite të tjera në udhëheqje të njërit nga repartet e fabrikës. Gjatë asaj kohe kishte provuar të kalonte në arsim por kjo u realizua vetëm pas përfundimit të luftës së vitit 1999. Ai filloi punën në shkollën fillore “Abdyl Frashëri’’ si mësues i lëndëve Histori dhe Gjeografi të cilat i ligjëronte në gjuhën boshnjake. Në arsim ai punoi për dhjetë vite. Vazhdoi për një kohë të jepte mësim në organizata joqeveritare rome. Kurse sot është i pa punë dhe disa vite pranë pensionimit.