Fetije Kasemi

Prizren | Date: 25 korrik, 2017 | Duration: 38 minuta

Për çdo vit kemi shkuar në Maqedoni ne Ohër ose në Dibër, ose në ndonjë vend tjetër për të parë dallimet e gjuhës, se te ne flasim ndryshe te ata ndryshe, atje kemi folë gegnisht ne. Pastaj më 72-tën çak, u bë të flasim në gjuhë të unisuar, rëndë ka qenë për ne, aq më rëndë për nxënës, tejet më rëndë  për prindër, se diçka nifarë shtese, prapashtese…po që reagonin, ‘Tregona, tregona si duhet’. E menzi qe u adaptuam, pas disa vitesh mandej na u duk krejt normale. Të folurit tanë ende e flas kudo që shkoj zyrtarisht, ende flas ne gjuhë të unisuar, nuk mund të flas gegnish.


Nëntore Rexhepi (Intervistuesja), Elmedina Arapi (Kamerë)

Fetije Kasemi u lind me 22 korrik, 1945 në qytetin e Prizrenit. Ajo ka përfunduar shkollën e lartë pedagogjike për gjuhë dhe letërsi shqipe në Prizren. Karrierën si mësuese e filloi duke punuar në gjimnaz për disa vite, pastaj ka vazhduar si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren ku edhe u pensionua. Sot ajo vazhdon të japë mësime private në gjuhë dhe letërsi shqipe dhe është  aktive në organizata të ndryshme joqeveritare në Prizren.