Şükrü Zeynullah

Prishtinë | Date: 10 nëntor, 2018 | Duration: 88 minuta

Shumë gjëra kanë ndodhur atëherë. Kishim njerëz të njoftur, ishte doktor Tefik Rashiti. Ai ishte doktor. Ishte edhe Xhabiri para tij, Xhabir grabitësi, atë e njihnim për hajdut. Sidoqoftë, ai ishte një njeri i ndershëm, por ai u keqkuptua. Ai me mjeshtëri grabiste nga të pasurit, ai kishte një bicikletë të vjetër, ai grabiste dhe ua jipte ato gjëra të varfërve. Ai i merrte ato në shtëpi dhe pastaj i shpërndante. Ai ishte grabitës, hajdut, por një njeri shumë i mirë. Kur hynte ai në dyqan apo në kafene, të gjithë ngriteshin në këmbë. Ai ishte shumë i ndreshëm. […]

[Ai jetoi gjatë] Luftës së Parë Botërore, në atë periudhë. Atëherë. Ende edhe sot flitet për të si një hajdut i ndershëm nga Prishtina. I ndershëm, pa gënjeshtra, ai ishte shumë human, ai ndihmonte. Ai e linte vetën pa ngrënë për t’u dhënë ushqim të varfërve.


Ebru Süleyman (Intervistuesja), Donjeta Berisha (Kamera)

Şükrü Zeynullah u lind më 5 gusht, 1932 në Prishtinë. Si një ndër të diplomuarit e parë të Shkollës Pedagogjike në Shkup në vitin 1953, Zeynullah bëhet drejtor shkolle dhe njëri ndër kuadrot e para të mësuesve në gjuhën turke. Më vonë, ai ishte drejtor i Qendrës së Pionerëve në Prishtinë. Më pas vazhdoi me detyrën e tij si drejtor i distribucionit të gazetës “Tan” nga viti 1975 deri 1981. Zeynullah tash jeton në Prishtinë me vajzën e tij dhe fëmijët e saj.