Fadil Softa

Prizren | Date: 18 gusht, 2018 | Duration: 63 minuta

E kam pasë Radmilla Rexhepagiqin, ka qenë muslimane, kimiste… Ajo kur spjegojke bashkëdyzimet, molekulat strukturale, disi nuk ka pasë nevojë me mësu në shpi… po aty në mësim e kam marrë aq direkt, aq fort mirë i kam dëgju ligjëratat që kurrë në shpi nuk i kam lexu ato dhe gjithë kam pas 5-she.


Edi Gashi (Intervistuesi), Aurela Kadriu (Intervistuesja), Donjetë Berisha (Kamerë)

Fadil Softa u lind më 5 maj, 1944 në Prizren.  Për dy vite studioi kimi në Fakultetin e Teknologjisë të Universitetit të Novi Sadit, ndërsa diplomoi në vitin 1970 në Fakultetin e Kimisë të Universitetit të Prishtinës. Po atë vit u inkuadrua në Industrinë Farmaceutike dhe Kimike “Farmakos” si drejtori i Laboratorit ndërsa në vitin 1988 u emërua  si drejtor gjeneral. Aty punoi deri në vitin 1992 kur i gjithë kuadri shqiptar u detyrua të largohet nga puna për shkak të regjimit të Millosheviqit. Pas luftës, ai vazhdoi punën në “Farmakos” deri në privazimin e tij në vitin 2004. Sot ai ende është prezent në industrinë farmaceutike por në sektorin privat.