Hadije Gështenja

Prizren | Date: 7 qershor, 2018 | Duration: 51 minutes

Ka fillu me shfaqjen e filmave nëpër Kosovë, pastaj mas një kohe para luftës ka shku edhe në Shqipni atëherë se Italianët kanë qenë, kanë pasë kinematë atherë në Tiranë. […] Qaq kanë kqyrë filma të rinjtë, qaq. Jo vetëm të rinjtë po edhe të vjetrit. Tregonte baba për një shok të tij, hynte në ora 4, dilke, prap hyjke në ora 6, prap dilke hyjke në ora 8. I kqyrke tre filma në ditë. […] Tani kur u rrita, kanë qenë ato fletushkat, përmbajtjet e filmave, mi jepke baba, edhe i kqyrsha ato, lexojsha edhe propozojsha cilat me i zgjedhë. Kam dijtë shumë për filmat, edhe për artistat, edhe për regjisorët, edhe për tematikat.


Ares Shporta (Intervistuesi), Elmedina Arapi (Kamera)

Hadije Gështenja u lind në Prizren më 20 Prill, 1945. Pasi diplomoi në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, ajo punoi si arsimtare, e më vonë si përkthyese në Ndërmarrjen “Liria”. Në kohën e saj të lirë, Hadija i ndihmoi të atit, Shefkiut në përzgjedhjen e filmave për Kino Bistricën.