Pjesa e Tretë
Kështu që vendosëm atë ditë meqë u paraqit nevoja të themelohet një, një diçka, një shoqatë, një këshill apo diçka që t’i ndihmojmë popullit ose qytetarëve të Pejës, na mendonim në atë kohë vetëm çka sa i përket qytetarëve të Pejës. Kështu që, vendosëm edhe e themeluam Këshillin e Emergjencës, kështu që vendosëm kryetar që ta zgjedhim, ka qenë shumë i dashur për popullin e për qytetaret e Pejës, nji aktivist, nji patriot shumë i madh Rashit Gorani. Atë e zgjedhëm për kryetar. Neve ishim, u ndamë në grupe, unë me grup isha me Angjelinën edhe Angjelinën, Aferdita Kastratin, Mentor Morina, Reshati ishim në nji grup, Reshat Nurboja, neve ishim me nji grup.
Tjerët masandej kishte grup, grupi i grave që ato u kujdesshin përreth nanave, grave, për dhanien e ndihmave. U ndamë në disa grupe. Unë isha në grupin për furnizimin me ushqime, me medikamente medicionale, domethanë medikamente mjekësore dhe higjienike për furnizim të qytetareve të shpërngulur brenda për brenda Kosovës, domethanë refugjatë që ishin mrenda Kosovës. Në atë kohë ishin shpërngul, atëherë domethanë prej Drenice, lufta në Drenicë, ish mbush qyteti me fshatarë nga Drenica, nga pjesët tjera të… të zhvendosur.
Ndërkohë, u paraqit nevoja që të shkojmë në ato zonat ku edhe ish lufta, brenda domethanë brenda në luftë, kështu që aktiviteti jonë veç u zgjeru. Më kujtohet ndihma e parë që e kemi çu, ndihma e parë që e kemi çu ka qenë nji fshat Vojnik, fshatin Vojnik, fshat në Drenicë. E kemi çu me nji kamion të madh, e kemi mbush ndihma, kemi shku se na shkojshim derë em derë kërkojshim në çdo firmë, në çdo organizatë kërkojshim ata që kishin, nëpër barnatore, nëpër edhe…. Pastaj qytetarët e Pejës në fillim nuk e dishin që na ishim në Këshill të Emergjencës, por e dishin që na jemi vetëm po punojmë për m’i ndihmu ktyne refugjatëve brenda për brenda qytetit. I sistemojshim nëpër familje, i sistemojshim nëpër shpija tjera, i gjejshim vendbanimin, nëpër spital kur ishin smutë, e kishim grupin tjetër që kujdeset për nanat që kishin me lind, për furnizimin e tyre për veshmbathje, me… ishte një, ishte nji kshtu, nji organizim shumë i mirë brenda Këshillit.
Dhe më kujtohet, po ndërlidhem aty, e mbushëm një kamion na edhe me dërgu në Vojnik, Drenicë. Na nuk e dishim as ku asht’ Vojniku, as që dinim ku ka, ku osht’ hymja. Punkte të policisë kishte çdo vend atëherë. Nejse, e murrëm neve na nji kamion, e mbushëm me ndihma edhe unë isha me makinë teme, unë, Angjelina, gjithmonë me Angjelinën kom qenë bashkëpunëtore e ngushtë me te. Unë, Angjelina, ky Mentor Morina edhe Rexhep Lipa. Ata u ulën mbas, neve ishim na dyja përpara, më kujtohet si sot. Ish pak muzgu, na e zgjodhëm muzgun që mos me na vrejtë edhe mos me… policia kështu që pak ma mfshehtas shkojmë, depërtojmë. Kur mbërritëm te rruga aty e Istogut, para se me hi në… para se me shku në Istog që vjen rruga, shkon për Mitrovicë edhe në Istog na ndalin policia. Por, neve ishim përpara me makinë kështu që m’i paralajmëru kamionin që vinte mbas që nëse diçka ndodhë na me…
Atëherë nejse, na ishim me makinë për me bo preventivën që me parapërgatit që ata me kalu, nëse diçka ndodhë ata m’i mbrojtë. Kështu që, ata kalun, kaloi kamioni, neve na ndali policia edhe po na… si sot më kujtohet, më pyeti polici tha, “Ku po shkoni? Dokumentat?” Serbisht, na po ja jepim, po thotë, “Ku po shkoni?” Tash m’i thonë se ajo rruga nga Drenica dihej nga Mitrovica që ku po shkon, e unë i thashë, “Po shkojmë në Istog deri në…” ka qenë atëherë “Ribnjak” u thirrke ajo “Trofta” e sotit, unë thashë, “Deri në ‘Ribnjak’ po shkojmë për nga nji pije në darkë.” Tha, “Me këta dytë po shkoni? Me këta dy të mrapshtë a?” (qesh) Ishin ata ma pleq kishe edhe na thamë, “Po, po shkojmë”, po tha, “Kqyre ku jemi na…” na u dashke me kamuflu secilin sen, çkado që bojmë, çkado që donë me kamuflu në çdo mënyrë. Nejse, kalum disi qysh kalum, shkum kishe në Istog, ma vonë u kthymë e vazhdum në Vojnik.
Atje e kemi çu ndihmën e parë të kamionit plotë me ushqim, kemi çu me medikamente, me veshmbathje. Kështu që, gjysma ju ka dediku zonës aty, njerëzve që ishin të mbyllun, por nji pjesë i ka shku edhe shtabit të UÇK-së që ishte themelu atëherë. Na nuk dishim as që ishte shtabi aty, por e morrëm vesh që shtabi ishte aty. Kështu që, na fillum edhe të dërgojmë ndihma vazhdimisht pastaj, se nga shtabi i UÇK-së që ishte atje depërtojshin ndihmat tona edhe nëpër zonat tjera. Kur u kthym në mramje mas disa ditëve, pastaj u kthym na, mbas disa ditëve kish fillu ajo… kish fillu fjala, ish hap fjala nëpër Pejë që “More ishin prej Pejës po shkojshin ndihmat në UÇK, po çojshin edhe s’po… ” e kshtu vllavi jem në familje teme, unë isha ulun e ai po thotë, “More,” tha, “kena ndi sot që ndihmat, dy veta po shkojshin, dy femna po çojshin ndihma në Drenicë, kush janë more ato?” Unë as familjes time s’i kisha tregu se thojsha bahen marak, merakosën, ish kohë pa kohë, s’i tregova hiç kugjo. Nejse…
Ma vonë aktiviteti jonë filloi veç edhe u begatu, u rrit, u rrit, u rrit. Kështu që, u bo nji Këshill shumë i madh. Pastaj i ndrrumë rolet. I ndrrumë grupet, e ndrrumë edhe zonën edhe unë shkova masandej fillun edhe na të shkojmë, të koncentrohemi kryesisht në zonën e Rrafshit të Dukagjinit. Aty kryesisht i çojshim ndihma shtabit në Gllogjan, shtabit aty komandant në atë kohë për herë të parë e takum edhe Ramushin. Nuk dishim kush osht’ Ramushi, kush osht’ komandanti i zonës. Qëllimi jonë ka qenë jo me ditë kush janë ushtarët, jo me ditë kush janë ata, por qëllimi jonë ka qenë ndihma. Kështu që, na u bamë aty pak na të famshëm, na respektojshin, na jepshin detyra, detyra që… mandej na jepshin edhe me letra urdhna që keni me shku qetu, keni me marrë ndihma në barna ktu në Prishtinë, në Mitrovicë, mandej veç u përcaktojshin detyrat.
Nji ditë më kujtohet kishim me shku në Prishtinë, se atëherë ish rruga Prishtinë-Mitrovicë, Pejë-Prishtinë ish e ndalume, nuk kish qarkullim për shkak se policia nuk lejonte, ishin punktet dhe ish mbyll ajo s’kish qarkullim. Ne për me shku deri në Prishtinë kishim m’i marrë do, goxha do medikamente të mdhaja, ndihma injeksione, seruma që kishim për m’i sjell në zonë, në zonën e luftës, duhej që të shkonim kah Mitrovica, Mitrovica, Rozhaja… Rozhaja në fakt, Mitrovica pastaj me dalë deri në Prishtinë. Unë me Angjelinën u nisëm atë ditë, u nisëm shumë herët në ora 4 të mëngjesit.
Zakonisht unë gjithmonë flija me tesha të gatshme veshun edhe nuk delsha ka dera se më ndëgjojshin prindërit, ja prishi gjumin edhe e merakosi, e për mos m’u merakos ata unë e kapërcejsha dritaren edhe delsha në ballkon e kah ballkoni shpejt dilsha edhe u niseshim ku kishim me shku. Atë ditë qashtu shpejt në mëngjes në ora 4 shkum me Angjelinën, po ish koha e krizës me benzin, nuk kish. Makina duhej të mbushej me benzin, s’kishim ku me marrë. Me shku me marrë nëpër ato pompat e benzinës dyshohej çka po na duhet benzina aq herët. Shkum me nji familje ku e dinim që ata kishin benzinë në shpi mbanin, trokitëm në mëngjes, i zgjumë prej gjumit, po ka qenë shumë… ka qenë njëfarë kënaqësie, sepse kudo që shkojshe ti, natën a ditën nëpër çdo familje, ata e dishin qëllimin tonë, e dishin punën tonë edhe gjithmonë nuk hezitojshin me na dhanë ndihmë, çfarëdo ndihme që ishte e mundshme për ta. Morëm benzinë edhe u nisëm për me shku kah Prishtina, në Prishtinë kah Rozhaja.
Kur erdhëm në Kullë, isha ajo si kufi, zona… aty ish punkti i policisë, jo punkti i vogël, por ishte punkt tepër i madh edhe na ndalën, na ndalun neve dyjave. Ishim veç na dyjat në makinë, ishte shumë herët, ora 4 e gjysë, ashtu 4 sa kishim mbrri, vera sa kish fillu pak me u zbardhë. Unë e kisha çdoherë, e mbaja pashaportën me veti se thojsha çkado që ndodhë unë e kisha vizën e punës për Amerikë, thojsha nëse diçka ikim dikund edhe ta kom pashaportën me veti. Po në të njëjtën kohë e kishim… e kisha edhe nji bombe, e mbajshim gjithmonë në makinë, çfarëdo makine, në makinën time, makinën e Aferdita Kastratit, se kryesisht me dy makinat tona na endeshim na të dyja, qarkullonim.
Edhe atë makinën, atë bombën e kisha të pshtillun me peshkir edhe aty te ajo ndërruesi i shpejtësive. Policia na ndali edhe na tha, “Kaloni andej ju dyjat,” tha edhe “dokumentat.” Unë po ja jepi dokumentat e makinës edhe po më thotë, “Ooo,” në gjuhen serbe, “kqyre, kqyre kta që p’e lypim, kta që p’e lypim na erdh vet”. E unë thashë, “Mu a?” Tha, “Po,” tha, “le makinën ma andej,” tha, “edhe hajde aty te… ” ku ishin policia. Angjelina ndejti në makinë e unë e kisha hallin e bombës se nuk isha na… po thotë Angjelina, po thotë, “Hajt mos ki merak se… ” veç tha, “mos ki merak, mos ki merak, se nëse ndodhë diçka, hiç mos ki merak se unë e marr aksionin”.
Kur po më pyesin mu ata, “E çka punon?” Unë i thom, “Jo, more më keni gabu se unë nuk jam ajo”, unë thashë. Qëlloi rastësisht nji prej atyne policëve që ishte i Pejës, e disa herë më ka pa se unë ndërkohë kom punu edhe… ndërkohë ma herët gjatë viteve ‘90 deri ‘93 kom punu me Sali Cacën së bashku në nji, në nji studio të fotografive. Ata vinin edhe kur bonin fotografi, unë isha si ftyrë pak e njofshme se m’shifshin aty t’u… unë… m’u kujtu ai edhe po i thom, “Ti si qytetar i Pejës nuk e din kush jom unë? M’ke pa njiqind herë, ke ardhë ke bo fotografi te unë?” I tregoi çka punoj unë. “Unë s’jom ajo gazetarja, ose ajo çka po raporton”, se unë raportojsha ndonjëherë edhe në televizion të Tiranës për ngjarje çka ishin. Ai po thotë, “Oooo,” tha, “po, po m’fal, kjo” tha, “punon te ‘Foto Drini’” tha, “kjo nuk asht’ ajo që po kërkojmë.” Edhe tha, “Jo, ta vërtetojmë”, edhe e thirrën me ato instrumentet e tyne në atë kohë, me ato Toki Vokit [Talky Walky] çka janë. E thirrën në qendër në bazë, si duket ata mëngjesi edhe… mëngjesi herët edhe ishin në gjumë, a kumeditë edhe shpëtum.
Masandej, shkum në Prishtinë, kishim ndërkohë m’i marrë edhe do ndihma financiare që na ishte… që i kishte dërgu Shtabit [Këshillit] të Emergjencës, i kishte dërgu, i kishin dërgu qytetarët e Deçanit që ishin në Gjermani, i kishin dërgu shtabit të… shtabit… shtabit qendror në Gllogjan për ndihma, për me ble, me marrë ndihma, me ato mjete me marrë ndihma. Kështu që, neve shtabi na… plus në të njëjtën kohë kur shkum m’i marrë ato medikamentet në Prishtinë, na udhëzoi që ku m’i marrë edhe ato mjete, ato mjete financiare që kishin ardhë deri në Prishtinë. I morëm me vështirësi, me vështirësi të mdhaja ashtu i murrëm, po e kalum diqysh ashtu.
Po du me thanë që e kemi bo një punë me shumë rrezik, mirëpo na nuk e dishim çfarë rrezikshmërie asht’ ajo se e kishim një qëllim. Qëllimi jonë ka qenë që me ndihmu edhe që ne me sakrifiku veten s’u merakoseshim shumë, përveç që i merakoseshim shumë prindtë, na për veti nuk kishim gajle. Bile ndonjëherë shumë shpesh baba edhe kishte shumë atë merak që më thojke, “More unë nuk po kom gajle që po t’vrajnë, a që po të bajnë diçka. Unë gajle e kom që mos po të ndodhë diçka tjetër, mos po bojnë ato çka ata e bojnë”. Domethanë, në atë, e kish merak, se ka ndodhë kuptohet çnjerëzimet, na ishim femra, të reja, kohë e pa kohë qarkullonim nëpër qytet, nëpër fshat, nëpër kudo, kështu që… po fatmirësisht nuk na ndodhi kurgjo deri në atë kohë.
Kshtu ka pasë raste, ka pasë raste në këtë Këshill ku jemi te Këshilli i Emergjencës, ka pasë raste kur kemi shku njëherë… kemi bajtë edhe të plagosun prej zonave, nëpër qytete, kemi pru të plagosun prej zonës së luftës kemi pru në spitale apo nëpër spitale mobile që i kemi vetorganizu nëpër qytete. Ka pasë raste për shembull, kur kom shku njëherë… kemi shku në Isniq për me çu ndihma, jemi taku me ata të shtabit të Isniqit, kemi shku edhe m’i pa do të plagosun, fëmi që i kishin plagos policia serbe prej largësisë, kishin plagos shumë fëmi, disa fëmi në fshatin aty. Shkum na m’i vizitu ata fëmi edhe me ditë gjendjen e tyne, kështu që e vlerësojshim çka ka nevoje e pastaj tjetër ditë dërgojshim ndihma. Shkum atë ditë në Isniq. Kur shkum, në vend që të shkojmë na t’i shohim ata, na u rrezikum vetë se na vërejtën si duket edhe aty na gjuajtën, filloi njëfarë ofanzive e vogël në Isniq e u detyrum na të kthehemi mbas edhe i lamë ashtu siç i lamë. Pastaj shkum tjetër ditë, nji ditë tjetër edhe i dërgum ndihma, i dërgum çka ishin ato, kryesisht, kryesisht ndihma mjekësore ma së shumti kanë kërku edhe ushqime.
Më kujtohet nji rast tjetër që osht’ një rast shumë me u kujtu, ka qenë rast shumë specifik me nji të plagosun. Ishte e dille, atë ditë edhe vendosëm që sot të pushojmë, mos të shkojmë askund, të pushojmë. Sa kom mbërri në shpi, sa kom fillu jom relaksu pak me pushu kur m’ka cingërru telefoni dhe njëri prej shtabit, prej Këshillit po thotë, “Lumka a po vjen se e kemi… e kom gjyshen smutë”. Zakonisht ka qenë ajo parolla e lidhjes “E kom gjyshen smutë.” “Ku e ki gjyshen smutë?” Po më tregon në cilën shpi se i dishim adresat ku me shku. Edhe shkova, thanë asht’ nji i plagosun, e kanë pru nji të plagosun prej vendit të luftës në nji fshat aty, Loxhë, e kanë pru prej frontit. Pastaj më kujtohet ai rasti, një rast kur nji të plagosun që ishte plagos dikun në zonat e luftës në Rrafshin e Dukagjinit edhe më tregojnë mu, më thrrasin mu qysh tregova ma herët. Unë shkoj me Angjelinën te doktor Isa Kaliqani, e thrrasim në shpi, më kujtohet ai ishte duke dreku, bile ia ndërpremë drekën, më tha, “Qe veç nji moment ta marrë çantën”, e mori atë çantën e mjekeve që ishte me ato instrumentet e tij dhe me makinë e dërgum në Loxhë.
Ai ishte plagosur rond, ai djali ishte nji djalë i ri, s’e di a i kishte njëzet vjet. Ishte i plagosun ktu {tregon vendin ku ishte plagosur}, plumbi i kishte dalë në anën tjetër. Mirë, nejse, ia dha atë ndihmën e parë, e morëm na, por në ndërkohë i lajmërum grupit të emergjencës që ishin në Pejë atë ditë, Reshatit edhe Mentorit, i lajmërum që na jemi ktu, “Veç jemi ardhë te ai i plagosuni, së shpejti do ta sjellim në Pejë, po organizojeni vendin ku me çu, çka me bo”. Shkum na e morëm atë të plagosunin edhe e futa, e futëm në makinë të Hadi Dodës më kujtohet erdh ai. Hadi Doda ka qenë njëri nga grupi jonë, aktivist, e me makinë tina e sjellëm deri në Pejë. Në rrugën “Ramiz Sadik” aty ishte një mjek, Shemi, Shemi Muhaxheri ishte, e kishte ambulanten e vet. E kishte edhe atë farë X-Ray qysh i thojnë, atë farë rentgenin, rentgeni a si i thojshin për fotografim, e kishte domethanë ambulanten private. Ai u… me kshtu, vetëvullnet e hapi atë ditë ambulanten edhe shkum edhe e bonëm atë… të plagosunit ja bonëm X-Ray-in edhe e pa plumbi ku asht’.
Duhej një intervenim kirurgjikal, por atë ditë nuk kishim mundësi me bo dhe duhej me dërgu dikund nëpër familje për me strehu. Unë thashë që, “P’e marrë unë në shpi teme, po e strehoj për disa ditë derisa të vijnë mjektë dhe ta operojmë”, po këta, anëtarët tjerë që ishin të Këshillit thanë, “Jo, ti nuk guxon, asnjeri prej neve nuk guxon sepse e rrezikojmë misionin, e rrezikojmë Këshillin.” Kështu që, e pyetem atë djalin, “A e ki dikond ti të familjes që osht’ i familjes të afërm, kshtu qysh i thojnë ‘akreba’? A ki dikond në Pejë?” Ai tha, “ Po.” Na tregoi ku. Shkum neve, bisedum me atë familjen, “A pranoni që ta sjellim për disa ditë?” Ata sigurisht që pranun edhe na u kthymë edhe e morëm tash me dërgu.
Atë ditë ishte e dille edhe ish, në atë kohë ish kampionati, më kujtohet si sot, kampionati botënor i futbollit edhe atë ditë lujke Jugosllavia me nji Gjermaninë më dukët. Eh, dita ish atë ditë e zbrazët, qyteti. Shqiptarët kishin hy brenda se nuk dilshin e serbtë domethanë ishin mbyllë me pa lojën, aty këtu ndonjë polic sa për, që ishin të detyrum për me ndejtë. E mora unë makinën time, e shtreva makinën, e qitëm atë të plagosunin edhe e mbulum me disa kartona kishe do paketa e do sende, gjoja që kemi mall, diçka ksi mall ushqimor a diçka. Edhe unë po du me dërgu vetë. Po më thotë Reshati, po thotë, “Jo, se me bo me të nxonë ata, unë ty nuk t’lo vetum. Ma mirë le të na nxojnë dyve sesa ty vetun,” tha edhe, “unë [nuk] t’lo”. Erdh Reshati me mu edhe hypi mbas. Të plagosunin në makinë krejt të shtrimë, e kisha shtri atë farë karrigën afër aty të bashkudhëtarit. Kur kemi dalë prej rrugës “Ramiz Sadik”, te pompa e benzinës qe policia, edhe veç um kanë ndalë. Ish rrezik se me ta nxonë të plagosunin në makinë dihet çka ndodhte.
Edhe unë tash për ni moment Reshati tha, “Ouuuu Lumka ramë”, për një moment unë veç m’u ka kujtu dhe e kom çelë xhamin edhe i kom thonë serbisht atij, “A nuk je t’u e kqyr lojën a?” Që veç më ka ra ndërmend, “A s’je t’u e kqyr lojën a?” Serbisht, ai po më thotë, “Eh,” tha, “ça me bo”, edhe u çelë diqysh edhe tha, “Ça me bo,” tha, “detyra osht’ detyrë.” Krejt në serbisht folëm, unë, po thotë, “E ti ku po shkon? Pse s’po e kqyr ti lojën?” Thashë, “Jo bre, unë qetu p’e çoj, e kom do mall, e kom nji dyqan aty poshtë.” “Ku e ki dyqanin?” Thashë, “Qaty te Kazerma, përball Kazermës së ushtrisë,” thashë, “e po duhet me çu do mall në dyqan.” Tha, “Cili asht’ dyqani yt?” Unë, m’u kujtu që rrugës gjithmonë ka qarkullojshim, nji dyqan me titull e ka pasë “2 K”, e i thashë, “E jemja osht’ ‘2 K’, qai dyqan osht’ i jemi. Hajde ndonjëherë në kafe”. Ai tha, “Hajt se vijmë, hiç mos ki merak se vijmë qeto ditë”, unë, edhe kalum, pshtum atë ditë. E dërgum masandej, masandej atë të plagosunin në atë vend, po. Kështu që, te na misioni jonë ka qenë në rrezik në çdo moment sepse vepra, puna jonë që ish, ish punë e rrezikshme. Mirëpo, nuk kemi pasë fort merak, kemi pasë detyrën, qëllimin tonë me arritë ato çka kishim veç në shënjestër. Kështu që, besoj që e këna kry me nder.
Kështu që, ndërkohë, ndërkohë gjatë kësaj kohe, organizata e “Mjekeve Pa Kufi” erdh për të punu në Kosovë dhe nji degë, nji nga degët e saja e hapen nifarë, e hapen edhe në Pejë. Kështu që, meqë unë, meqë unë e disha terrenin mirë, terrenin e Rrafshit të Dukagjinit e disha terrenin, flisja gjuhën serbe, dijsha me vozit, kisha makinën lejen për vozitje, gjuhën angleze e zotërojsha diqysh. Dhe kështu që, ata të shoqata e “Nënës Terezë” me seli në Prishtinë, sigurisht me direktiva të tyne, s’e di nga kush direkt mirëpo kishin dërgu që deri… e kishin drejtu ata me ardhë te unë. Më ftunë mu m’u taku edhe m’thanë, “Na duhesh qeshtu, qeshtu për me punu me neve” edhe unë thashë që, “Nuk jam, po unë e kom punën time, punoj sepse isha e angazhume në Këshillin e Emergjencës dhe nuk…” atyne nuk i tregojsha se çka punoj, por e kom punën time të përditshme, ata thanë “Po, s’ka problem, bile me na ndihmu ashtu kshtu”. Edhe unë u konsultova me këta të Këshillit të Emergjencës, ata thanë, “Kjo asht’ puna ma e mirë që neve na duhet, veç prano dhe vazhdo me ta, vazhdo”.
Kështu që, unë vazhdova, ditën punoja me ta, në mramje e kryjsha punën. Vazhdojshim pastaj me Këshillin e Emergjencës me dërgu ndihma, se kryesisht na funksionojshim ashtu natën sesa ditën, se ditën dukeshim kështu që natën në terr kryhen puntë ma mirë. Edhe pastaj, fillova kshtu punova ndërkohë derisa, derisa na hetun demek që jemi t’u punu dhe na përndjeken dhe u shpërndamë ma vonë. Me arrestimin e Reshatit, Reshatin… Reshat Nurbojen e arrestuan, pastaj na ikëm të gjithë, dikush në drejtime tjera. Unë e kisha vizën, e kisha pashaportën dhe vizën amerikane, sa shkoj jo nëpër Maqedoni ose në Mal të Zi e në Shqipëri vendosa të vi këtu direkt në Amerikë për një kohë shumë të shkurtë. Për nja dy javë a tri, mendojsha ashtu që përfundon ndoshta kjo, kjo ngjarje edhe kthehna prapë në Kosovë me vazhdu për me ndihmu në njëfarë mënyre atë çka kisha mundësi unë me ndihmu, por nuk ndodhi ashtu se lufta veç murrë përmasa ma të mdhaja dhe unë ndejta në Amerikë ma gjatë.
Rexhep Myftari: Cila ka qenë lidhja, lidhja në mes të Këshillit të Emergjencës edhe ma vonë UÇK-së? Sa, cili ka qenë ajo vija ndarëse ose bashkëpunimi ose si janë shkrirë me njona-tjetrën?
Lumturije (Lumka) Krasniqi: Kshtu na kur jemi formu, na jemi formu vetëvetiu. Domethanë, jemi formu në bazë të nevojës për ndihma, për m’i ndihmu, për refugjatë, për popull, për të plagosun, për ndihma, për ushqime, çkado që, çkado që populli kishte nevojë për neve, jo për neve, por në përgjithësi dhe na ishim ata që mundeshim me ofru. Mirëpo, vet pastaj nevoja nëpër fshatra ku neve shkonin, në fshatra për m’i dërgu ndihmat fshatareve, kontakti jonë u mundësu që të kontaktojmë edhe me ata fshatarë që ishin të lidhun me shtabin, të lidhun me UÇK-në, domethanë kish ushtarë ashtu. Edhe, ata vinin çdo ditë edhe sa herë që shkonim aty në fakt ata neve na tregonin që çka kena nevojë, “Kemi nevojë për kta, për kta, për kta, për kta.” “Kush ka nevojë?” “Ka nevojë ky fshat, ka nevojë ky fshat, ka nevojë shtabi, shtabi i UÇK-së”.
Dhe, nji ditë ne shkum në shtabin e UÇK-së në Gllogjan aty, dhe prej aty kontaktum me ata dhe fillum, vendosem që të lidhemi, që nëpërmes neve, ata çdo nevojë që e kanë për furnizim përveç armëve se na nuk furnizonim armë, ata me ardhë. U furnizonin vetë por çdo furnizim tjetër për medikamente, me ushqime, me higjienë, me çkado që… ushqime ma pak, por qaq sa kishim mundësi por kto çka ishin ma rendësi medikamentet mjekësore, kto pejnat, serumat, barnat, kto antibiotikët e kto, na i mbledhnim edhe ata nëpërmes neve pastaj u furnizojshin. Vendosën që nëpërmes neve, nëpërmes tjetër askujna, veç na ishim ata që i furnizonim ata se kishin besim. Kështu që, bile-bile, bile-bile në atë zonën ku, ku vepronte UÇK-ja e atëhershmit në zonën e Dukagjinit, domethanë prej Deçanit, ato fshatrat e Deçanit e deri në Gllogjan, Isniq, Llukë, e Prapaçan, e Pozharë, e Lumbardh ato, krejt ato fshatrat ne duhej t’i kalonim edhe për me shku deri atje te UÇK-ja.
Po në krejt ato, ato fshatra ishin… qarkullimi nëpër ato fshatra s’ka guxu asnjo i jashtëm të qarkullojë, të hyjë aty, krejt kto fshatrat i kontrollonte UÇK-ja, dhe pa leje të posaçme s’ki pasë mundësi të hysh ti aty. Nëse nuk je i fshatit s’ki pasë mundësi me hy, aq ma pak na që ishim të panjohun të qytetit, pa marrë parasysh që shtabi neve na njifte, ata kryesorët të shtabit që na njifshin, po qarkullimin na aty e kishim të rrezikum, ditën, natën se s’dishin kush jemi na. Kështu që, më kujtohet si sot Dauti, Daut Haradinaj na pat’ autorizu edhe ma dha mu autorizimin që në emën të grupit të emergjencës të qarkullojmë lirë. Domethanë, unë e kisha lejen e posaçme, shkruante aty, “Autorizohet Lumturije Krasniqi që në emën të grupit të qarkullojë e lirë në zonën e UÇK-së”. Kështu që, na kur qarkullonim duhej ajo si letër identifikimi duhej që me atë të qarkullonim me atë letër. Kështu që, kemi qenë të priveligjum. Kjo asht’ lidhja jonë e parë.
Lidhja tjetër e dytë osht’ kjo që në kohën kur… ishte fjala kur ushtritë ato shtabet që ishin, disa shtabe të ndryshme, u dakorduan që ta formojnë një shtab qendror të rrethit, Rrafshit të Dukagjinit. Neve na autorizun që t’i furnizojmë, t’i furnizojmë dhe t’a mobilojmë apo si ta quajmë kazermën e ushtirsë së UÇK-së që atëherë duhej, u planifikohej që të bëhej në fshatin, në shkollën e Prapaçanit, në Prapaçan. Aty, pastaj na e organizum edhe në Pejë, sidomos kryesisht shkum nëpër vende, nëpër vende te Devollt, “Bananja” në atë vakt, kto ishin të… barnatorja “Lika”, si sot më kujtohet, ata ishin kryesorët që na patën furnizu, që na furnizojshin ne më të gjitha ato nevojat që kishin na, që na ja kërkojshim atyne për shtab. Kështu që, shkum te Devolli, u furnizum me sunxhera, me shampona, me ato. Domethanë, na ishim ata që e furnizum atëfarë shtabi të përgjithshëm të ushtrisë së UÇK-së, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe pastaj, ata e kishin formu, e kishin formu shtabin, domethanë Shtabin Qendror, domethanë pjesëmarrësit, Shtabi Qendror ndër ta në listë. Unë nuk e kom ditë, mirëpo se na atëherë veç ikëm se u shpartallu ajo punë, në atë listë kishim qenë unë, Reshati dhe Angjelina me Aferditën, në Shtabin Qendror të UÇK-së që duhej të funksiononte aty. Kështu që, kur, kur e kanë arrestu Reshatin dhe e kanë gjyku edhe e kanë dënu, në atë aktakuzë kemi qenë edhe na, ndërkohë unë kom qenë e akuzume për luftë e për… si të tjerë, për terroriste, ja… por, fatmirësisht unë ika, por fatkeqësisht Reshati, Reshatin e arrestun edhe ka kalu tortura shumë çnjerëzore deri në burgun e Dubravës, deri mbas luftës kur jonë kthy në përgjithësi.
Kjo ka qenë lidhja jonë, domethanë na jemi shkri, nuk osht’, na kemi qenë logjistika në njëfarë mënyre, logjistika e UÇK-së, nuk kemi punu në front, nuk kemi vepru në front, nuk kemi luftu, nuk kemi qenë aty në atë ditë, po kemi qenë, kemi qarkullu, kemi qarkullu dhe kemi furnizu në emën të UÇK-së. Domethanë, edhe në qytet, se shumë me randsi me cek këtë punë, kur fillun me na njoft pastaj qytetarët neve, grupit tonë të ngushtë na e njifshin, na ofrojshin ndihma. Fshatarët prej fshatrave tjera na bishin ushqime, më kujtohet si sot, na bishin ato kacat me djathë fshatarët, dikush na bike miell, vaj e sende për m’i shpërnda, pa e ditë kush janë ata veç vullnetarisht edhe i bishin në hamam e kishim atë pjesën aty ku organizonim. Eh, aty krejt furnizimet i shpërndanim në mramje kudo ku kish nevojë.
Por, më kujtohet si sot shumë me randësi dhe me kënaqësi osht’ ajo me cek, kryesisht na rrishim… osht’ ajo lagjja në Pejë i thojmë të lagjja e… te poshtë te vorret e vjetra, vorret e Kakariqit, aty kryesisht u takojshim në nji shpi, nji shpi të njërit prek aktivisteve tonë edhe kur hynim na aty në atë lagje, ka qenë lagje e madhe, por e rrethume diqysh si e mbyllun, te Kaleja, “lagjja e Kalasë”. Si hynim na me makinë, makina jeme simbolizohej si makina e UÇK-së, edhe kur hynim na aty, rinia aq mirë organizohej edhe e bllokonin rrugën, e bllokonin rrugën kishe po lujmë, as me pasë mundësi asnjë polic, asnjë i huj me hy brenda derisa na të organizohem, të furnizohem, t’i mbushim makina, çkado që kishim edhe për me qarkullu në UÇK, me qarkullu nëpër zona të luftës.
Kështu që, ta ceki, misionin jem me “Mjekët Pa Kufi”, çka ish tash gjatë punës që beja me “Mjekët Pa Kufi”, ndihmat që i jepsha në Këshill të Emergjencës. Ditën me makinën e “Mjekeve Pa Kufi”, me ato gjipat e mdhaj ish, shkonim si konvojë, dy makina gjithmonë nga dy makina niseshim për me… po unë çuditërisht unë e caktoja vendin ku dojmë me shku sot, se ata nuk e dinin rrugën, ishin me, ishin me polici, ishin me ushtri, s’kishim hymje kto. Unë i disha ato mundësitë, Plani A, Plani B, se e disha rrugët ka me hy, ku me dalë. Kështu që, domethanë unë e caktoja ku me shku, por rrugës e kisha edhe nji mjeke, mjeke që punonte shqiptare, po Besa, meqë ata konsideroja që nuk dinin shqip, ata që ishin me neve, ata franqezët apo të Belgjikës, kur i shishe, dy ishin me ne, unë i thojsha Besës, “Besa,” se ish Besa me mu, Besa Gjikolli mjeke, “Besa merre një laps ti rrugës kur të nisëm na, unë kur të thom ty nji vijë qetash, qetash, ti veç bone vijë dhe shkruje ku”.
Kështu që, kur shkonim na rrugës, e shishim nji check point, nji punkt të policisë, e shishim e i thojsha Beses, “Besa,” ajo shkruante qetu, për shembull në Lubeniq, ktu në Raushiq domethanë e dishim, e në mramje kur unë i tregojsha atyne që ku ka, ku ka polici që ata qarkullimin nëpër ta kenë ma të kujdesshëm për me shku, “Kur të shkoni për… nëpër anën tjetër të rrugës, domethanë kah Juniku andej për me dalë në Shqipëri” që qarkullonin për me u armatos, me domethanë për me pasë kujdes në qarkullim. Edhe kjo ka egzistu, edhe kjo, ose shkojsha nëpër fshatra i thojsha, ata më njifshin mu që isha e Këshillit të Emergjencës, po heshtnin kishe që nuk po m’njofin dhe kur shkojsha unë, thojsha, “Tregoni çka keni nevojë ju? Çka keni nevoje me ju sjell?” Ata thojshin, “Qekjo, qekjo, qekjo”, kta thojshin të “Mjekeve Pa Kufi”, “Osht’ e tepërt, nuk mundëm”, i thojsha, “S’ka problem, pak diçka i çojmë”. Kështu që, unë e disha çka kanë nevojë e në anën tjetër me… ka “Nëna Terezë”, me Këshillin tonë furnizojsha edhe në mramje veç i dërgojshim ato ndihmat atje.
Ka ndodhë, ka ndodhë që… edhe përshtypja e parë që m’ka lanë shumë përshtypje të mirë, organizimi që e kom pa që ka qenë organizimi jashtëzakonisht i mirë në Gllogjan në shtabin e UÇK-së kur kemi shku për herë… disa herë, por herën e parë që e kemi pa, kuzhina e ushtrisë, kemi pa buka që piqej aty gatuhej furra e bukës, kuzhinieret. Domethanë, nji organizim tepër i mirë edhe si kujtim e murrëm, e murrëm nga nji copë bukë që t’ua, ta diskutojmë, të bindim njerëzit që në UÇK ka organizim, se njerëzit disa ishin skeptik kshtu në besim, çfarë organizimesh, por edhe e dërgum kah nji copë, kah nji kilogram bukë na, taman bukë furre, furre të UÇK-së edhe me çu sikur, sikur me çu prej… prej ndonjë tempulli, kshtu tempulli të Zotit a kumeditë, ajo buka me kërku pak se osht’ buka e UÇK-së, ajo ishte përshtypje që…
Ka ndodhë, rasti tjetër për shembull kur kemi shku që kemi qenë shumë në rrezik, unë me Angjelinën, prapë me Angjelinën, çdoherë me Angjelinën, kur kemi shku në Prishtinë me marrë, kishin qenë disa pako i kishin përgatit atje në Prishtinë edhe shkum na m’i marrë por me tren. Atëherë filloi qarkullimi i trenit Pejë-Prishtinë edhe na shkum me tren. Kemi hyp në tren, kur kemi shku në zonën e Drenicës kënaqësia ma e madhe osht’ kur kemi pa njerëz të armatosun, na u duke që… edhepse neve shishim çdo ditë në këtë zonën tjetër, por në Drenicë ato lëvizjet e para të UÇK-së, na u dukshin që… na u dukë diçka tepër e madhe.
Rexhep Myftari: Çka ka ndodhë pas arrestimit të Reshatit, çka ndodhi me juve tjerëve?
Lumturije (Lumka) Krasniqi: Po, pas arrestimit të tij na u shpërndamë të gjithë. U shpërndamë, faktikisht disa në Mal të Zi, disa në… disa në Shqipëri, disa andej, unë meqë e kisha vizën, tregova vizën amerikane u nisa për… erdha në Amerikë këtu. Erdha në Amerikë dhe besoni që erdha, atë [ditë] kur kom kalu në… osht’ edhe shumë interesant me tregu edhe atë rrugëtimin tim prej Pejës deri në, deri në, deri në Prishtinë. Erdha, erdha prej Pejës, kur kom ardhë deri te Kulla, se po harroj edhe emnin e vendit, te Kulla aty te Rozhaja, para se me hy në Rozhajë. Aty kom ardhë edhe më ka pru vllau, m’ka sjell me makinë, po jo me kalu andej se unë isha e kërkume, po u ndala. U ndala ma poshtë. Ndërkohë, po kalon nji makinë që ishte rastësisht, edhe fatmirësisht nji vajzë, femën vozitke makinën, edhe ajo ish, nuk e dija që ish serbe, por supozohej që ishte serbe. Se femnat… neve ne atë kohë nuk qarkullonin femnat shqiptare andej.
Edhe, unë p’e ndaloj edhe p’i thom, “A bon me ardhë bre me ty deri në Rozhajë se m’u ka prish makina edhe s’po kom qysh me shku e me ardhë, veç të shkoj të marrë diçka e të kthena e pastaj të rregulloj e të kthena ta marrë makinën se e kom të kushtëzume?” Edhe ajo po thotë, “S’ka problem hajde me mu, nuk muj me t’çu deri ma tutje,” tha, “veç deri në Rozhajë të çoj.” “Okej.” Hypa unë me to në makinë edhe u përshëndeta me vllaun, s’kisha asnjigjo, veç pashaportën, anjigjo, veç një çantë të vogël. Erdha… kalum, asnjë nuk na kontrollun se ajo serbja njihej, ajo bonte tregti, tregti, qëlloj e Klinës edhe ajo, u njoftum kishe ndërkohë. Erdha deri… ajo më pruni besa deri në stacionin e autobusëve në Rozhajë. Aty, aty u takova rastësisht me një dajë, djalin e dajës të nonës, kishte qëllu në Rozhajë edhe ai më tha, “Hee Besë, çka ki, çka u bo?” I thashë, “Unë duhna me ikë, qeshtu, qeshtu,” tha, “Hajde,” tha, “ti se unë e kom atë autobusin, shoferin të njofshëm.” Edhe i tha atij shoferit, “Merre kto edhe amanet po ta lo deri në Prishtinë me çu, amanet në dorë tonde.”
Edhe unë shkova në Prishtinë shumë mirë, pa problem e kalum Malin e Zi deri në Prishtinë. Në Prishtinë kur kom mbrri, ka dalë djali i tezës me m’prit se në Prishtinë jetonte ai. Kom ndejtë atë natë, kom bujt te ai në Prishtinë. E kom nxirr biletën për Beograd, për Beograd se ish aeroporti i vetëm që ke mujt me fluturu ka qenë në Beograd. E kom nxirr biletën për, për… djali i tezës ma ka rregullu atë çështjen e biletës, biletën për me ardhë në Amerikë, shpejtë e shpejtë. Të nesërmen në mëngjes me autobus prej Prishtine deri në Beograd jom nisë vetum, kom shku në Beograd, kom mbrri në mramje domethanë ma vonë, fluturimi ish tek të nesërmit për, për Amsterdam, masandej prej Amsterdamit me ardhë ktu në New York. As nuk e disha ku po shkoj, as s’disha ku… se unë kisha mendjen që me shku në Oklaoma se aty e kisha vendin, e kisha shoqërinë, e kisha vendin e punës që kom mujt me vazhdu, se shkolla ime ishte e lidhun me Oklahomen, e kisha vendin, e kisha shoqërinë, të gjitha, i kisha të gjitha mundësitë me vazhdu jetën në Oklahoma. Mirëpo, fati e deshti që nuk gjeta biletë për Oklahoma, e vetmja biletë ishte për New York që kisha gjetë në atë kohë dhe ishte sezona në atë kohë, sezona e udhëtimeve.
Kështu që, shkova në Beograd, mbrriva. Kom shku atë natë në hotel, hotel “Slabija” po më doket edhe kom flejtë vet. Në mëngjes jom çu, autobusi prej atyhij nisej në aeroport, direkt, aeroport, autobusi që osht’ shuttle bus. Kom hy aty edhe jom shku në aeroplan, në aeroport pa kurrfarë problemi. Paramendoje po kërkohem atje krejt, ktu krejt pa problem po legjitimona, po e kalova. Unë e di, unë e di çfarë, çfarë zori, çfarë halli kom qenë kur kom kalu, derisa jom kontrollu prej policisë e doganierit, doganës aty çka osht’ në aeroport. Kur e kom kalu për me hy në aeroplan, kanë qenë ato telefonat, telefonat publike, aty e kom thirrë nonën, nonën teme në telefon edhe i kom thanë, “Tete,” se tete e thirri nonën, “Tete,” thashë, “mbrriva”. “Ku je?” Tha. I thashë, “Jam në aeroport, po hypi në aeroplan pa merak. Të lajmërona kur të mrrij në Amerikë.” Edhe ajo u shliru pak. Unë kur, kur kom mbrri ktu [New York] nuk kom ditë ku me shku. S’kisha, s’disha ku.
Por, ndërkohë djali i dajës tem, domethanë çika e dajës e ka ktu djalin, por unë s’e kisha taku ato me 20 vjet, por e kisha numrin e telefonit edhe rastësisht, rastësisht veç në atë bllokin që asht’ në Amerikë e kisha numrin edhe vendosa thashë p’e thrras në telefon. Ndoshta nuk e dinin kush jom por p’e thrras në telefon. E thrras unë në telefon prej aeroportit edhe i thomë që, “Unë jom qekjo, qekjo edhe kom nevojë derisa ta nxirri biletën.” A din, shumë prekëse osht’…
Rexhep Myftari: A mundesh me na tregu kur ke ardhë ktu në Amerikë qysh je gjind, kush t’ka prit, qysh ka qenë ndjenja me ardhë prej zonës së luftës me ardhë në New York?
Lumka Krasniqi: Uhhhhhh… osht’, osht’…. Ktu jeta, vështirësitë e jetës ma së shumti ktu m’kanë, kom pasë vështirësi. Jeta ma e vshtirë e kom kalu prej ardhjes në Amerikë derisa jom pak ambientu, derisa jom gjind. Kur kom mbrri në New York në aeroport, ka qenë shumë vonë. Por, edhe diçka veç nji koincidencë, ta tregoj nji rast. Fati, ktu këtë herë kish qenë në anën time. Unë kurrë pa ditë që viza e Amerikës, viza ime ka skalu, ka skadu më falni, thashë expired… ka skadu atë ditë me 10 korrik. Kur kom ardhë unë ktu në ora… ka qenë fluturimi ka qenë, ka qenë shumë i vonshëm edhe kur kom ardhë kom mbrri edhe 20 në 12h, domethanë me 10 korrik.
Me datë… me 20 në 12h, kur jom paraqit para atij policit të doganës në aeroport edhe e ka pa ai… e ka pa vizën ai edhe m’tha, “Ti nuk mundesh me hy në Amerikë sepse viza jote ka skadu”. Edhe unë thashë, “Ka skadu?” E kom marrë e kom kqyr dhjetë, e dhjeta ditë. Thashë, “S’ka mundësi se,” i thashë, “unë kom ardhë prej Amsterdamit, kërkush s’më ka ndalë as… ” Tha, “Jo, jo, viza jote të ka skadu. Ti s’mundesh me hy në Amerikë”. E unë, pak a shumë në atë kohë kom qenë pak ma e gjindshme e i thashë, “Jo, jo, jo, unë nuk bisedoj me ty,” thashë, “unë kom edhe njëzet minuta me hy. Ti mos em mbaj mu ktu me m’kalu koha, qitëm në atë anë, atëherë bisedojmë”. E kaloj unë atë domethanë, “Të kaloj kufirin” në atë kuptimin, kufirin, doganën e aeroportit, thashë, “atëherë na bisedojmë”.
[Video-intervista është prerë këtu, me çrast edhe fillimi i fjalisë]
… tjetër edhe e thirri edhe i thomë, ajo quhej Rabë, thashë, “Unë jom Lumka, kshtu, kshtu”, edhe po prezantohna. “Noshta osht’ vonë, po nuk kom ku me shku, kom ardhë sot,” thashë e, “a kish pasë mundësi unë me ardhë te ju?” Ajo tha, “As mos e diskuto këtë punë, po nuk kom makinë me ardhë me të marrë,” tha, “jom shtatëzane.” Se ish shtatëzane pak para lindjes. Tha, “Shabani nuk osht’ ktu, po nëse ki mundësi me marrë ni taxi, merre taxin unë ta paguj, veç hajde qe adresën”, si shqiptarët qysh jemi kudo (qesh). Atëherë, nejse shkova unë atje e atë natë mbrriva. M’ka prit shumë, kom tepër mirë m’ka prit kështu që s’ia harroj kurrë asejna. Kom ndejtë te ta tre muj e gjysë.
Mirëpo, ndërkohë unë kërkoja punë. Kërkoja punë nëpër gazeta, nëpër kshtu nuk disha ça, dojsha me punu diçka. Lypa, po… kur nja mas dy-tri ditëve unë e thirra nji agjension për me marrë biletën për me shku në Oklahoma, dojsha me shku në Oklahoma se bisedova me ata, ata më thanë, “Hajde!” Por, fatmirësisht nuk kish bileta apet në ndërkohë. Edhe plus ky kushëriri jem, ky djali i dajës Shabani ma mbushi pak mendjen, “Ku po donë me shku? New Yorki osht’ për neve, për komunitetin tonë, i ndihmojmë njoni-tjetrit, ku donë me shku atje lerg që osht’ lufta, ki afër dikond, ashtu- kshtu” edhe vendosa me ndejt në New York. Ndejta në New York, po fati mbas dy jave unë gjeta punë. E pash e morra gazetën ditore, gazetën “Koha Ditore” në atë kohë, ktu dilte në New York.
E bleva gazetën, çdo ditë me lexu, m’u informu çka po ndodhë. Internet atëherë ishte ma vështirë, s’kishim internet e kshtu, kish por jo aty ku isha unë, edhe m’u informu. Kur p’e shoh në gazetën “Koha Ditore” ato shpalljet për punë, nji nga agjensionet, nji agjension shqiptar kish, po kërkonin një punëtore, ndihmese sekretareshë, agjente për rregullimin, agjente për bileta domethanë për rezervimin e biletave. Edhe unë i thrras pa hezitim, i thrras, edhe i thirri në telefon edhe i thomë, “Kshtu, kshtu, kshtu, unë jom kjo, po i referona gazetës”. Ai po më thotë, tha, “Sa vjeçe je?” Kushti i parë, sa vjeçe je? Edhe unë po i thomë, “Çka ka të boj ktu me vitet të mia?” Tha, “Jo,” tha, “veç me qenë shumë re, me qenë shumë e re, kto të rejat po vinë e po dalin, po e lajnë punën në gjysë” tha. “Ti,” thashë, “unë jam 34 vjeçe”, hala s’i kisha ba 34 vjet. Tha, “O shumë mirë,” tha, “atëherë ku jeton? Ku banon?” Unë po thomë, “Në Manhattan 130 e sa, 180 e sa rrugë”. Tha, “Ou na jemi, fatkeqësisht na jemi në Brooklyn edhe shumë larg je, nuk mundesh me udhtu se osht’ shumë vështirë për ty me udhtu”. Unë edhe aty i thashë, “Jo, jo, jo,” thashë, “unë jom përkohësisht ktu te kta, se jom me nji familje, se unë kom vendos ku ta gjej punën me marrë banesën.” Kështu që, s’doja me lëshu atë punë. Edhe thanë, “Mirë”, edhe vendosa. E lamë nji takim për kshtu termin për interview, erdha, hera e parë që erdha në Brooklyn, orientimet me trena me ato pfff, nuk e kisha qaq problem, u gjindsha mirë.
Erdha e mora punën, domethanë më pranun, fillova me punu. Mbas një muj e gjysë masandej kta ku punoja unë, agjensioni ma gjetën banesën, më ndihmun me gjetë nji banese shumë afër këtu punës, kështu që pastaj vazhdova. Mirëpo ndërkohë, ndërkohë lufta, ofansivat atje, ato, ato masakrat, ato që filluan në vitet e… mbas bombardimit të NATO-s në Kosovë. Atëherë familja jeme, unë familjen e kisha shumë të madhe, e kom të madhe hala, në fakt e kisha gjyshen, nonën, babën, krejt vllaznit e motrat, motrat të martume, me fmi, me fmi shumë të vogjël, nji-nji pesë [vjet], nji-nji shtatë , nji-nji gjashtë, krejt të vegjël, ma e madhja ka qenë 14 vjeçe prej krejt fëmive. Edhe, domethanë e kisha unë tash preokupimi im kryesor ishte jo veç lufta në Kosovë çka po ndodhë, po e kisha edhe familjen. Ata ikën, gjysma u shpërndanë nëpër Shqipëri. Me sa ditë, me ditë nuk janë taku, me ditë nuk e kem ditë as unë ku jemi, e kemi pasë atë lidhshmërinë.
Mirëpo, u dogj krejt shpijat, krejt shpijat e tona, vllaznive, e shpija jeme e prindërve, e të gjithëve, me një oborr i kishim shpijat, u dogjën. Çka ma së shumti e kom peng, ajo që më ka mbetë prej krejt asaj çka osht’ shkatërru dhe osht’ humb janë veç fotografitë edhe librat që i ka pasë, bibliotekën e babës dhe fotografiat që jonë zhduk, domethanë ato nuk kthehen mo kurrë. Ajo ka qenë, bile një kojshi i jemi, nji djalë i kojshive ktu jetojke, kojshinë e parë e kom pasë në Pejë edhe më tha në telefon për me më relaksu pak, me më tregu që çka ka ndodhë me shpinë tonde, tha, “Eii Lumka a din çka ka të re?” Unë po i thomë, “Çka?” Tha, “Khu, ish kall krejt mahalla”. Thashë, “Ani Arijan edhe shpija jonë a?” Tha, “Bile e juvja mas shumti ka qitë flakë, thanë, ‘uuu shpija e Krasniqve veç flakë se krejt ju kishin kallë Lumkës fotografitë’” (qesh), se unë i kisha shumë merak fotografitë e kom pasë kshtu’ debilesë [dobësi] fotografinë.
Edhe kështu që, ma dhanë lajmin që jeni djeg me ka krejt, po prapë unë s’e kisha fort marak atë, unë veç thojsha a kanë mbijetu, a mos dikush, a u vra ndonjë prej familjes? Por, fatmirësisht prej familjes së ngushtë krejt jonë, krejt jonë gjallë. Po e kisha ma shumë merak çikat, se çikat e vllaut, ato ishin 14 vjeçe, ishin dy- tri, po ishin të zhvillume, të rritshme e ndegjojshim tulifarë tregimi çka po ndodhë me vajza rrugës gjatë, gjatë ekzodit nëpër Shqipëri, nëpër Mal të Zi, po i marrin, po…. Kështu që unë ato e kisha merak çdoherë sa herë që folsha me telefon i pytsha familjen, “Lena ka osht’? Arta ku osht’? Kjo ku osht’?” Edhe e kom pasë shumë merakin ma të madh se i kom dashtë shumë. E kom pasë lonë çikën e vllaut shumë të vogël, nji vjet e gjysmë njenën, ato veç e thojsha, “Disi ku osht’?” E sot, po du me thanë që për fmi, për fmi e kishim ma merak edhe për gjyshen, se gjyshja ish e palëvizshme, e lëvizshme po ish njëqind e sa vjeçe. Gjyshja në atë kohë, 102 vjeç në atë kur ka qenë lufta, mirëpo kanë shpëtu edhe…
E po këndej në anën tjetër unë në Amerikë e kisha shumë problem tash se… problem, unë nuk e kisha problem për vete, po e kisha merak edhe e kisha atë preokupimin tem kryesor ka qenë ata tash qysh jetojnë. Kështu që, kom punu shumë, kom punu ka ndodhë dy-tri puna kom punu, jo dy, po ka ndodhë nji kohë shumë të gjatë që kom punu në dy puna, tri puna, ka ndodhë gjashtë muj s’kom flejt gjumë s’kom mujt… veç me punu edhe për m’i ndihmu njëherë sa ishin në Shqipëri andej-këndej. Masanej, kur janë kthy kom punu shumë për me i ndihmu për me… për m’u rimëkambë pak, shpinë, jetën, fëmija besa, fëmija m’u shkollu, qeshtu, kështu që, apet jom krenare që diçka kom bo për familje, pak a shumë m’i ndihmu familjes (qesh). Masandej, baba nuk jetoi shumë. Vdiq edhe ai. Erdhën masandej në Amerikë, baba edhe nona erdhën në Amerikë edhe u vendosen këtu me mu. Vendosa t’i kem afër, si prind se atje kushtet pak të vështira me jetu pas luftës derisa u ndërtu shpija, jo dimnit ftoftë, prindtë i kisha sado kudo pak ma të vjetër e kshtu’ të molisun e besa edhe të mërzitun prej luftës, e prej jetës. I mora ktu pak, erdhën. Kanë jetu derisa baba ka vdek, para se me vdek osht’ kthy 2014-tën, 2012-tën edhe kështu që kjo osht’ jeta jeme në Amerikë.
Mirëpo profesionalisht punën e kom bo, po, po kom pasë fat, kom pasë fat shumë, shumë kom pasë fat ktu, sepse unë atje isha ekonomiste, kisha përvojë, përvojë me kontabilitet e me financa, kom pasë përvojë të mirë. Kom punu atje goxha do kohë, 12-13 vjet të mira kom punu taman profesionalisht mirë. Kur erdha ktu, në atë vitin e parë u gjinda në agjension te kta, te kta miqtë shqiptarë që e gjeta atë punën. Mas nji viti kalova me një punë tjetër në Manhattan, konsulidatore aty, edhe aty agjente turistike për bileta. Mirëpo, ndërkohë ai pronari më pa që unë e bëja ato kalkulimet, hyrje, daljet vet të biletave çka qysh edhe i dhashë përshtypje dhe nji ditë më thirri në zyre, me tha, “Lumka,” tha, “a mos je e interesume, p’e shoh që je kshtu, kshtu, ekonomiste, kontabiliste, a kishe pasë mundësi, a donë, a ki qef me punu accountant [financiere]?” “Ky osht’ profesioni jem, me kënaqësi kta e boj ma shumë sesa që bej bileta, rezervimin e biletave”. Atëherë, kështu që vazhdova, punova aty.
Punova mirë, tetë vjet punova, edhe profesionalisht, profesionalisht me sistemin e ekonomisë, kontabilitetit, financave e ktu në Amerikë mirë u… u pasunova mirë dhe ndërkohë ma vonë pata fatin në mes lidhjes së një shoqës, në nji firmë, në nji firmë të avokatëve, shumë e madhe, të kaloj prapë në kontabilitet, departamentin e kontabilitetit ku sot e kësaj dite qe dhetë vjet punoj aty ku e kom gjetë vetën mirë.
Tash problemi i vetëm osht’ shëndeti, osht’ se s’kom probleme tjera familjare, të gjithë janë, disa janë ktu, vllaznit kanë ardhë, motra, fmitë e vllaznive, atje jonë mirë. Unë ktu kom kry disa, masandej kom kry disa kurse, disa gjana profesionale sa për me u, për me u profesionalizu ma mirë. Në punë punoj mirë, e kom gjetë vetën edhe i falënderohem shumë Amerikës që na ka mundësu jo veç mu, mu personalisht, familjes teme por edhe çka ka bo për gjithë Kosovën edhe çka po bon, tash, sot e tutje. Kështu kjo jeta jeme…
Besoj që kthehna në Amerikë. Ndërkohë mas luftës nime harrova me tregu. Mbas luftës, mbasi u stabilizun e kshtu, shoqnia që unë punoja me ata më thirrën në telefon edhe më thanë, “Lumka, duhesh medoemos m’u kthy”. Thashë, “Pse me u kthy unë tash?” Tha, “Me u kthy se duhesh me vazhdu aty ku e ke lanë”. Thashë, “Jo, unë mo në Kosovë [nuk] kthehna, muj me kontribu prej ktuhit sa prej atjehit. Luftë nuk ka, me luftu e me ndihmu s’kemi nevojë, ju jeni atje për me ndihmu”. “Jo, por ka,” tha, “vend edhe për ty”, thashë, “Unë s’po luftoj për vend. Unë ktu jom gjind shumë mirë, ktu tash kom nevojë unë veç me… kom nevojë me punu e me vazhdu jetën teme”. Kështu që ata… kom bo mirë që s’jom kthy (qesh).