Pjesa e Katërt
Jeta Rexha: Ndoshta tash kishit nisë me na folë për vitet e ‘90-ta?
Myrvete Limani: Ashtu ju kisha lutë pak ma me za për shkak…
Jeta Rexha: A po nini?
Myrvete Limani: Po, po ju nij, veç kanihere po ju boj pytje.
Jeta Rexha: Jo, hiç s’ka lidhje. Për vitet e ‘90-ta edhe prej atyhit kalon te lufta.
Kaltrina Krasniqi: Ndoshta mundeni me fillu prej vitit 1989 kur osht’ marrë autonomia e Kosovës.
Myrvete Limani: Une po flas pak për qato demonstratat e ‘80-shit. Kurrë s’i harroj, ato kanë demonstrata shumë të mdhaja, edhe shumë armiqësore që kanë… mo shkijet kanë qenë t’tërbumë tepër. Ka dalë Fadili, s’ka pasë se Fadili ka qenë atje e ka kuptu se ai ka qenë n’forumet e nalta n’Beograd. Qysh e kanë, shkijet e kanë përgatitë planin me ardhë n’Kosovë edhe me likvidu rininë shqiptare, me likvidu. As s’ka pasë qare, a di çka domethonë qare pa dalë me i kallxu këtij popullit, rinisë, “Ruhi se,” e ka përdorë nji shpehje hiç t’kandshme. Veç nuk ka pasë t’drejtë… ka pasë t’drejtë. Qysh me i kallxu’ se shkijet jonë bo gati me likvidu, ai ka qenë qaty e ka ni, se edhe ato kanë dashtë m’i përjashtu’, edhe krejt shqiptarët çka kanë qenë aty. Edhe kanë bo nijet me vra rininë e Kosovës, shqiptarët m’i vra. “Ju,” asi “largohuni, mos rrini nëpër rrugë se…” asi. Dikush i ka marrë ato t’tmerrshme. Une për me t’kallxu’ sa t’urrej ty, ai tjetri t’kallxon se une jom bo gati me ta marrë jetën. Po qysh me t’kallxu’ me t’thonë ruju se je e shënume me vdekë, edhe Fadili s’ka pasë faj.
Ai Fadili mandej e patën përjashtu mandej pa asishne. Fadili une s’di qysh ka shpëtu, kish pasë jetë. Sa herë shkijet kanë bo nijet me likvidu. As s’ka luftu me shkije, ka luftu vllaznisht t’u kujtu që Kosova e fiton pavarësinë, bohet Kosova e veçantë e asishne. Por lufta o’ luftë e poshtër. Mandej vijnë tjerët edhe ta marrin t’drejtën. Kqyre ti je e pavarun, demokraci, ta kanë marrë Mitrovicën veriore. Çka po munesh me bo? S’pi lonë shpija me ndërtu, shkijet jonë qashtu. Edhe s’ki t’drejtë me folë mirë për ta. Megjithëqë na jemi mllef, une që po flas, sot po flas vetëm me ju lirisht se turp. Qe tash po duhet me lshu, hajde Gjyqin e posaçëm, denimi i shqiptarëve, e kto asi.
Lufta e ‘90-tës ke ni luftë me shpresë, me shpresë. Filloi lufta, tani lirim. Fadili thojke veç që jom plakë se edhe nihere i kisha veshë opangat, kisha dalë n’mal, nuk arritën me fitu pavarësinë se bota s’ta jep. Shkijet s’po ta japin, bota s’po ta japin. U deshtë mandej me politikë me Titon anej knej se une me Titon disa here jom taku. M’bijke si delegacion si asishne. S’ka pasë qare, a mundesh ni grup shqiptarësh, kosovarë me i asi… po fati i madh që kanë qenë shumë republika, se t’ishim konë vetëm me serbë {fërkon duart}, ishim shafitë përtoke. E kemi pasë Kroacinë, Slloveninë sado kudo ata na kanë majtë krahun. Kjo politika osht’ shumë gja e poshtër.
Kaltrina Krasniqi: Ku keni qenë ju kur kanë ndodhë demonstratat e vitit 1981?
Myrvete Limani: Në vitin ‘81, kom qenë në objektin Ulpiana, kom pasë plot objekte me fmi t’vogjël. Kom nejtë n’oborr tu rujtë mos me ardhë dikush fmive, se as prindët nuk mujshin me ardhë m’i marr fmitë. Qështu ka qenë {afron duart}. E këtu kanë qenë këta t’shpisë Xhahiti, n’shpi këtu, unë kom nejtë atje. Thojsha po hijnë po ma marrin naj fmi, isha deri n’momentin e fundit i kom rujtë fmitë. Kanë fillu se s’mujshin me dalë se atje ka qenë tollovia ma e madhe n’breg te studentat e te, ajo Ulpiana a e dini ku osht. Aty kom nejtë, edhe n’oborr kom nejtë, thojsha po m’afrohet dikush jo aty s’guxon kush me m’i prekë fmitë pa shku vet. Edhe asi kom nejtë, deri sa fillunë ata me u tërhekë me u tërhekë. Erdhën prindët njo kah njo me i marrë fminë, erdhën prindët me i marrë fmitë, deri sa m’ka shku fmija i fundit, tek atëhere jom largu me ardhë n’shpi.
Kur jom ardhë, jom nisë me ardhë n’shpi, qështu kanë qenë {tregon me dorë turmën}, thojsha qetash kur m’gjunë dikush. Se, edhe unë kom pas hasëm shkina, krejt kolektivin nji pjesë t’madhe e kom pasë edhe n’shkollën “Aco Maroviç” edhe n’çerdhe kom pasë shkina. Edhe ato kanë qenë haptaz kundër meje, haptaz kanë qenë. Une me politikë, me asishne, s’kishe qare, s’kishe qare. Ose me politikë ose hiqu shko mbyllu, s’munesh as me punu. U deshke m’i rujtë ata fmi, kush e çon fminë e vet n’dorë t’shkijeve pa kenë une ose… edhe nji edukatore tjetër ose tjetër ose… shqiptare. Shumë e kom pasë punën e rondë. Kemi pasë shtatë-tetë objekte, ti n’shpi e ki edhe tutesh çka po ta gjonë, n’shpi qe qitu fminë tond. Jo se fmi t’vogjlit t’njerëzve t’hujë, t’ndryshëm që ata deri sa u kthehshin prej punës, unë e kom pasë punën shumë t’rondë. Veç kom pasë sukses, oh Zot. Falë Zotit nji kiks qikaq s’ëm ka ndodhë.
Edhe mandej tashti fillunë me shkru gazetat. Për mu a din sa kanë shkru yhy, armike përtej armikes unë. “S’i ka marrë fmitë shqiptarë, nuk po i kqyrë fmitë serbë… fmitë serbë nuk i ka marrë, shqiptarë krejt.” Shtatë-tetë objekte kanë qenë të mdhaja. N’Ulpianë tri, mandej n’Kodrën e Diellit, mandej n’Obiliq, mandej kemi pasë…
Ashtu ju thashë sa objekte, tri i kemi pasë n’Ulpianë, në Obiliq njo, n’Kodër t’Diellit dy n’Kodër t’Diellit, pesë-gjashtë objekte edhe u marunë katër objekte t’reja të mdhaja. Secili objekt natyrisht me numrin e fmive kishte fmi, edhe fmitë i pranojshim me lutje. Qëkaq fmi shqiptarë, qëkaq serbë, simbas asishne. Edhe dikujt iu realizojke, ka pasë edhe shqiptarë që u nervozojshin se s’mujshin me ia pranu [fëminë]. Mandej financimin e kemi pasë prej BVI-së [Bashkësia Vetëqeverise e Interesit] Sociale t’Prishtinës. BVI-ja Sociale e Prishtinës ka qenë e udhëhequn prej serbëve, nji malazez nji serb ka qenë. Edhe kur shkojshim n’mledhje tashti, ishim n’atë mledhje që osht’ për me nda pare, për me nda rroga, për gjendjen ekonomike të objektit se kemi pasë edhe kuzhinën qendrore, kanë hongër edhe kanë pi aty.
U deshke me lypë pare, ata tashti bojshin problem. Për shembull qikaq pare m’duhen, qikaq pare m’duhen, financimi. Ishte nji serbe aty, ose dy serbe ato krejt kundër meje. Edhe tash ata iu pëlqejke, e mundojshin tepër sa që ju thojsha, “Pse,” thojsha, “Zašto ti vi [e pakuptim.]. Nejse, po ka qenë njeni prej tyne Jovica Ivančević. Ai ka qenë i mirë, e mundojke, e mundojke tepër kur merrsha m’u çu, “Myrveta dobit ćeš sve!” ma bojke, “dobit ćeš sve”. Po ka qenë nji shqiptar shumë njeri i mangët. Edhe shqiptari ta bon t’keqen ma t’madhe. Mos me thonë mbiemnin se duhet ta njifni, m’vjen keq me ni. E po du me thonë kom hekë shumë, shumë detyrën e ronë e kom pasë. Mandej, u duhke fmija me dalë i sigurtë. Merre me u vra ose asishne yh. Mandej vijshin nanat, thojshin, “Ti p’i merr me hatër, këto me hatër, ato pa hatër”.
Erdh njona po kritikon mos po i merr fmitë me pare, kur m’ka thonë qashtu e kom kapë për krahu thashë, e shkeva grunë. Po shkoj te… kom qenë edhe ashpër, po shkoj te sekretari, ai po ma bon, “Drejtoreshë t’lutem kadale”, tha, “Jo, jo une kështu”, “Jo” thashë, “ki me kallxu kush ka marrë pare. Ose ki me kallxu ose tash ta vnojnë etiketën palidhje”. E kapa, e pata shky grunë, qaq m’boni nervoz. Thash, zaherë najkush ka marrë naj punëtori e asishne. Ka qenë shumë punë e rondë, shumë punë e vështirë.
Mandej kemi pasë shumë objekte shumë përgjegjësi. E ki n’shpi tonde edhe tutesh fminë, po t’vrahet po t’asi… kemi punu’ shumë. N’tona vendet kom pasë sukses, veç kom punu me sinqeritetin ma t’madh edhe kom qenë e angazhume seriozisht.
Kaltrina Krasniqi: Kur osht’ hapë çerdhja e parë n’Kosovë?
Myrvete Limani: Une nuk kom qenë n’çerdhet e para këtu, une kom qenë n’Prizren, mandej vonë kom punu nëpër shkolla. Çerdhja m’ka ardhë rasisht, m’ofrojshin me shku nëpër shkollat fillore si drejtoreshë, une nuk dojsha për arsye se thojsha i kom tre djem ma mirë ta kenë shpinë të ngrohtë, le t’vijnë me hongër bukë n’shpi sesa me hongër nëpër rrugë. Kështu që edhe mandej kom punu nëpër konferenca kom qenë kështu.
Vjehrrën e kom pasë, ka qenë nji gru e mirë e Prizrenit, plakë ka qenë. Ajo veç u falke gjithë ditën, ka qenë nona e Xhahitit, e mirë. E, thojsha edhe shpinë ta kom, kur e ki… edhe burrin e ki t’qetë kur e ka shpinë n’rregull. Nëse s’e ka shpinë n’rregull edhe burri ikë prej shpisë. Une qato i kom pasë detyrat e mija. Veç kom punu, s’kom metë pa punu, krejt kom punu.
Kaltrina Krasniqi: Ku keni qenë n’luftën e fundit n’vitin 1999?
Myrvete Limani: A ju kallxova une?
Kaltrina Krasniqi: Jo, kemi folë për vitin ‘90, ‘89… ‘81, e tash…
Myrvete Limani: A ju kallxova që kemi qenë gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kemi qenë në malësi të Shipnisë. Ajo osht’ shumë me randsi.
Kaltrina Krasniqi: A po na tregoni?
Myrvete Limani: Po ju kallxoj qato përpara, a pe sheh që pasna harru. Akcionet tash Fadili që ishte komandant, akcionet që i bojke, na që ishim n’Kosovë n’Gjakovë, shpija jonë, na ishim njerëz që na kishin n’dorë. Ai me bo nji akcion, neve që na varën vllaun, e burgosën tjetrin, e burgosën babën, na kallën shpinë, krejt na bonë. E fatkeqësija ma e madhe, kur na kallën shpinë, atëhere lypshim shpi me qira, mahalla u tutke me na lshu shpinë. Pse u tutke? Se thojke, “Nji aksion që ju bojnë juve, neve na bjen hise edhe mahallës, damtohet edhe mahalla”. Kështu që, na kemi qenë shumë n’rrezik, krejt që kemi qenë n’Gjakovë baba i vjetër, nona edhe ajo bajegi e vjetër, na të ndryshëm. Vllau ishte kryesori edhe u deshke, ata kon e kishin peng, na ishim peng aty.
Shpinë na kallën me 1 prill ‘43-shin. Kërkush në mahallë nuk na dojke neve, merre me mend. U tutshin njerëzit se, “Vijnë me ju damtu juve e na bjen hise edhe kojshisë e karshisë”. E kemi pasë, mandej dajën e kemi pasë, ai na ka majtë. E daja, n’shpi t’dajës kemi nejtë nji kohë shumë gjatë aty. Edhe Fadili t’u e pa që osht’ shumë rrezik thojke, “Unë kurrëfar aksionu s’un po boj. Ju jeni peng, juve ju vrasin, juve ju asi…” Na çoi letër, babën e kishim t’internumë, i çoi nonës teme letër tha, “Merri çikat, e merri këta dy vllaznit ma t’vogjël” që i kom pasë Eminin edhe Skenderin, “hajdeni me partizanët”. U organizunë këtu partizanët, shkojmë na n’malësi t’Shipnisë në Dushaj. Aty na, na caktunë nji shpi, kemi nejtë n’Dushaj deri sa osht’ maru lufta.
Atëhere neve na qiti këtu Lidhja Partizane që kemi qenë t’Gjakovës, na qitën tinëz qysh thojnë n’kufi me kalu. Qysh e kalumë, e kalumë diqysh edhe dulëm n’malësinë. E kalumë Tropojën e himë mrena në malësinë e Shipnisë. Aty na caktunë n’Dushaj nji familje shumë e mirë, edhe ajo e kish marrë përsipër me na rujtë neve. Aty jetonte ni partizan me ne, Zenel Ahmeti ka qenë ai. Ai ka qenë me grunë edhe tri çikat, t’rritun i ka pasë. Edhe gjithë natën vijshin edhe fshatarët e katundit edhe rrijshin n’shpi t’atij për me na rujtë neve. Deri sa ka maru’ Lufta e Dytë Botnore me 9 maj që osht’ çliru, deri atëherë na kemi qenë n’Dushaj. Prej atjehit kemi ardhë n’Tropojë. N’Tropojë kemi qenë n’shpinë e Spahisë gjakovarë, ka pasë dyqanin edhe aty kemi nejtë asi. E me 9 osht’ çliru Gjakova.
Kjo motra jeme ka qenë… se ajo shkoi partizane une s’kom mujtë se unë kom qenë e vogël, s’ëm kanë marrë. Unë me dy vllaznit e mij edhe me nonën teme kom qenë n’Dushaj, kemi nejtë atje. Kemi jetu disa mujë, s’po m’kujtohet tash mujtë, mos t’flas përmensh krejt se unë kom qenë fmi. E mandej kthehemi me 9 osht çliru Gjakova po m’duket, shtator s’di, kom harru’ këto datat tash, veç çlirimi i Gjakovës. E kjo shkon partizane, motra që ish ma e madhe e jemja Nexhmija, Nexhmije e ka pasë emnin. Ajo në t’vërtetë ka qenë e martume n’Pejë masnej. E qështu… tek mandej kemi ardhë na.
Baba ka ardhë vonë, e kanë lshu prej kampit nazist të Zvicrës, ato tek ma vonë e kanë lshu. Qështu kemi pasë nji jetë mos vetë, nji jetë…
Kaltrina Krasniqi: A t’flasim tash për luftën e fundit, për vitin 1999?
Myrvete Limani: Për vitin 1999, Fadilin e kom ni vet me veshët e mi thojke, “Veç jom plakë, s’e i kisha veshë edhe njihere opangat e kisha dalë”. Shumë i vijke rondë që s’mujke me ndihmu. Këtu me ndihma kështu materiale diqysh veç kemi majtë shumë shpresa të mdhaja qi do t’fitohet. Mirëpo atëhere fillunë na erdhën qitu, prej kojshisë, kojshinë e kemi pasë serb. E kapërcynë murin qitu ku jonë trandofillet edhe na dulën shtatë-tetë vetë me pushkë n’shpi mrena. E dijshin kush jemi, e na e kemi pasë bo vendin n’podrum me fjetë. Patëm çu sende jambolia e kështu me fjetë n’podrum se gjujshin atëhere edhe me bombe edhe kemi mujtë… E mandej kur e pamë që u rrezikum shumë, ishim t’parrezikum. Atëhere këto çikat kanë qenë t’vogla, i mushën çantat e vogla t’shkollës me tesha për ndërrim, e lamë shpinë krejt. Shpija kurrëfar’ vlefte s’ishte, shpija e ndërtume e re.
Na murë Iliri na çoi, atë djalin e kom pasë në banesë. Shkojmë me marrë Dukagjinin, dalin kojshitë thojnë, “Dukagjini nuk osht’”. Ato e kishin pasë marë nji natë përpara e kishin pas qitë n’kolonë me qitë n’Shipni. Shkojmë na, kur vijmë te stacioni qe – policia. Flasin me Ilirin, asi ia marrin kerrin. I thojnë, “Na jep ti kerrin, kur t’kryhet lufta ta kthejmë kerrin”. Ia dha letrat, ia dha kerrin, hypëm n’tren shkumë n’Shipni.
Kur shkumë n’Shipni, ka qenë mraz dimën, borë kijamet. Une kom qenë shumë e smutë. Edhe, mandej kemi nejtë qashtu në t’ftoftë. Këta t’Maqedonisë nuk na pranunë n’atë sheshin. Me mijëra njerëz ka pasë, lloq, baltë, ftotftë, kijamet. Une mo, n’lloq kemi flejtë e kemi nejtë. I bijshin do najllona, me qindra shqiptarë ka pasë, me qindra. Dikush diske, kush s’mujke me qëndru, jonë dekë shumë veta. Maqedonët nuk lijshin me shku n’Shkup e asi. Ma n’fund, nji koleg e Ilirit e kishte shpinë n’Maqedoni. Menxi që na lshunë, shkumë në shpi t’atijna, na pranoi. Kemi nejtë dy mujë, noshta ma tepër. Edhe qështu kemi kalu. Ajo familje ke e mirë, Iliri e ka pasë koleg atë shokun, profesor n’fakulltet që kanë punu bashkë. Edhe emrat tash s’po m’kujtohen. Po nji familje e mirë, na kanë kqyrë deri sa u çliru edhe Kosova, mandej erdhëm këtu.
Kur vijmë këtu, e kqyrshin përmes satelitit, thojshin shpinë nuk iu kanë kallë. E na shpëtoi shpija, erdhëm n’qëtë shpi që kemi qenë përpara. E n’Gjakovë kishin pasë bo kërdi, veç nuk ka prej familjes jonë nuk u vra kërkush. N’Gjakovë krejt me djem e familje, krejt t’shpisë i kemi ndigju emnat e atyne familjeve, n’Gjakovë kishin pas bo kërdi shkijet. E qështu… çka me ju kallxu?
Hajde u çlirumë, kur u çlirumë çka fitumë? Kërkush s’pe njef Kosovën, falë Amerikës, edhe këta, se po me metë ma zi se që kemi qenë. Na ndihmunë amerikanët, na ndihmunë ata. Erdhëm, tash s’e di a na kanë ndihmu apet, po na kanë ndihmu’ edhe na kanë shëmtu’. Nuk po jonë t’knaqun. Tash n’vend se me kqyrë vendin, tash njerëzit pa punë po ikin prej Kosovës, s’po kanë bukë me hongër. Çka me ju kallxu, s’kom kurgjo çka ju kallxu. T’paknaqun, e s’po jonë n’gjendje nji qeveri me bo siç duhet. Po përlahen nërmjet veti {përplas duart}. Si me marrë unë qitash me ju shajtë juve, e mandej miqësia ku metë, mirësia ku metë. Shaj… s’kom çka me folë, s’kom çka me folë, mos m’pytni shumë se mund t’kem shprehje negative.
[Intervistuesja e pytë për ëndrrat që ka e intervistuesja ka pasë si e re, për ato qëllime që i janë realizua dhe si ndihet sot]
Pa marrë parasysh që ndigjutë edhe që kom përjetu edhe luftat edhe krejt, edhe vujtjet që kemi pasë, por unë fundin jom shumë e knaqun. Familjën teme e kom pasë shumë t’shnoshë. Familjen e babës edhe ku jom rritë edhe ma shnosh. Prandej, krejt i kom kujtime t’mira t’shkëlqyshme, e jom krenare edhe me ballhapë lavdohna. Shpija jonë e përmendun edhe e babës, edhe e burrit tem. Familja e nderushme osht’ kjo e Prizrenit. Jetë t’shkëlqyshme kom kalu, kurrë s’kisha dashtë ma mirë. Lufta osht’ luftë, ajo t’çon nëpër rrugët e veta, edhe i ka dhimjet e veta. Rrugë jetësore që kom përjetu edhe te baba edhe te burri, unë kom pasë shumë fat. Po edhe jom përpjekë me rujtë këtë hap se edhe unë kom kontribu.
Nuk besoj që n’jetë kom bo naj gabim, nuk besoj. Kom qenë e nderume, kushdo që m’ka njoftë e kushdo që ka folë me mu, e nderume, e respektume në t’gjitha kohnat. Jom krenare për jetën teme për familjen, familjet e mia, për babën, për nanën, për vllaznit, motrat, krejt. Jemi t’papërlyem. Mu m’pëlqen nji jetë e hapët, por e kontrollume. Mu… nuk kom qef kur e shoh rininë t’shkapërderdhun, ajo duhet me kenë e kompletume, e afërt me normat njerëzore, ajo m’pëlqen. Mu disa norma nuk m’pëlqejnë që jonë t’lira t’pakontrollume, n’kuptim t’qasaj. Le t’urrnojnë le t’del dikush t’na qet nji lak, le t’urrnojnë. Tona t’mirat… jom shumë krenare për jetën teme, për familjen e burrit tem, për fmitë e mij e mos me folë për krejt familjen babës tem e krejt akrebave. Nuk kemi familje qëkaq nji lak që e kanë, me gra me nuse me t’gjitha t’mira. Jom shumë, shumë krenare. Barëm nashta po m’vjen keq që po thomë se shyqyr që ka edhe shumë familje sikur unë, veç osht’ e përsosun, osht’ e përsosun.
Kaltrina Krasniqi: Falemnderit.
Myrvete Limani: Kemi pasë shumë fat, se mjafton njo me dalë me ta prishë rregullin, shumë fat. Edhe n’punë kam qenë e lavdume edhe une edhe fmitë krejt, edhe me msime tonë janë t’shkëlqyshëm. Ka qenë ky djali që m’ka dekë oh Zot, fenomen i posaçëm. Edhe Iliri edhe Dukagjinin, nipat, mesat, nashta mos po m’bjen mu lavdu shumë, veç urrnoni edhe vetni. Qe edhe i njifni pjesën e çikave këtu, jemi me t’vërtetë krenarë. Une jom faqebardhë. Qiky shnetë n’fund s’mu ka deshtë qështu, po u bo edhe kjo, s’kom çka i boj. Deri para nji vjeti kam qenë si nji lis, lis. Nime mosha erdh, po nji moshë e kontrollume, njo moshë me rregullat e veta, me memorie me t’gjitha me punë, krejt normal.
Edhe, interesant osht’ puna jeme, barëm këta tonë e kanë habi, gjanat t’fminisë qe gjashtë-shtatë vjet, i maj n’mend. Edhe kërkush me mu direkt s’ka folë, “Maj n’mend qëto!”, po i kom ndëgju’ njëherë ato kanë flejtë n’trunin tem. Edhe jonë t’habitun, po qetash që e pata qëtë rrëzim, m’ka dëmtu, m’ka dëmtu, m’ka dëmtu. T’kisha me kalu qetë edhe qikjo kohë që m’ka metë, atëherë do t’ishte lavdatë e përsosun. Mirë, mirë, jom krenare për jetën teme, për familjen teme edhe për t’gjithë familjet e gjera që kom pasë. E keni pasë rast me ndigju, s’ka dikush prej nesh qoftë edhe kushëri i largët që ka bo gabime. E qështu e kemi pasë fatin, qështu osht’ rujtë ajo origjinë, qështu. Mandej te Xhahiti, familje e njoftun e Prizrenit. Edhe une i kom pranu se na pak dallojmë Gjakova-Prizreni, ata flasin turqe, na shqip. Çfarë, çfarë, familje e përsosun.
Kaltrina Krasniqi: Falemnderit.