Myzejen Hoxha

Prizren | Date: 25 korrik, 2018 | Duration: 31 minuta

Fëmijë nuk kam pasë. Edhe burri më vdiq, më ka dekë në 82-shin, në fund të dhjetorit, Reshat Isa. Edhe, prej asaj kohe, unë vetëm lexoj, noj herë e marr naj punëdore, punoj, goblena kemi punu edhe punoj prapë kaniherë. […] Shumë, shumë më merr malli. Ani që kam hy në moshë, më merr malli për kolektivin e përparshëm, kemi qenë një kolektiv shumë i mirë… Prapë më merr malli, vij e marr libra, lexoj libra, vij i shoh niherë këta ‘si jeni, a jeni, ku jeni’, edhe më thërrasin, drejtoresha, kur bëhen festa të bibliotekës, gjithmonë.


Drenushë Morina (Intervistuesja), Elmedina Arapi (Kamerë)

Myzejen Hoxha u lind në vitin 1939, në Kukës, Shqipëri. Prindërit e saj ishin nga Gjakova dhe punonin si tregtarë në Shqipëri. Familja e saj pesë anëtarëshe u vendos në Prizren në vitin 1942. Mësimet në Shkollën e Lartë Profesionale i ndoqi në drejtimin për bibliotekiste, gjithashtu ndoqi kurse për bibliotekiste në Prishtinë dhe Beograd. Myzejen Hoxha, konsiderohet një ndër bibliotekistet e para shqiptare. Më 1 maj të vitit 1956, ajo hapi bibliotekën e parë për fëmijë në Prizren. Ajo punoi në këtë bibliotekë deri në vitin 1992, kur edhe dha dorëheqje, sepse nuk donte ta pranonte sistemin serb.