Rexhep Hasani

Prizren | Date: 5 maj, 2018 | Duration: 84 minuta

Në Prizren vendosa me nejtë se m’pëlqei ma s’shumti, fëmija u adaptun ma së shumti në Prizren këtu. Se prej ‘66-tës që kom ardhë këtu, tanë këtu nxunë shoqni, shokë e shoqe, u adaptun. Po edhe unë u adaptova. […]. Në Gilan, unë thashë, në Gilan kom kalu shumë mirë edhe këtu pata shokët e mi, me shku në Prishtinë tash, tan’ Kosova është aty, aty është Podujeva, Drenasi, Peja e Gjakova, tanë jonë, krejt Kosova është aty në Prishtinë, po këtu më pëlqei ma s’shumëti, nxuna shoqni ma të afërt edhe atëherë, edhe tash i kom […]

Me thanë të drejtën, jeta në Prizren nuk ka ndryshu shumë, me përjashtim si jeta tash është pak ma e gjallë, jeta e natës po menoj o’ ma e gjallë, se s’ka far ndryshimi. […] Na e kem pasë, Prizreni u kanë vetëm nji korzë, lokale s’ka pasë sikur tash, u kanë korza në shadërvan, po tanaj dul në këtë pjesën kah Marashi […] e prej urës së gurit, urës së hekrit […] atje u kanë korza, prej urës së gurit deri aty. U formu dikur, se nuk u kanë, u kanë në shadërvan. Po shumë mirë u kanë, jeta u kanë e gjallë […] S’ka pasë natë që nuk delshim, veç nëse jena kanë në detyrë a diçka […] nëpër kafe jo shumë, po pak korzë, ecshim.


Aurela Kadriu (Intervistuesja), Elmedina Arapi & Gencer Tatar (Kamera)

Rexhep Hasani u lind në Restovicë të Deçanit në vitin 1928. Ka përfunduar studimet për juridik në Universitetin e Beogradit dhe ndërkohë, edhe përgjatë studimeve ka punuar në shërbim policor nën sisteme të ndryshme të kohës, punë përmes të cilës ai ka udhëtuar dhe jetuar nëpër shumë qytete të Kosovës. Pas studimeve, Hasani u zhvendos në Prizren me punë ku për një kohë ka punuar si Komandant i Policisë atje. Në vitin 1981 ai hapi zyrë private të avokaturës, në të cilën e ushtron profesionin ende. Me nëntëdhjetë  vjet jetë, Hasani sot është i dekoruar si avokati më i moshuar i Kosovës që e ushtron profesionin në mënyrë aktive.