Xheladin Kastrati

Prizren | Date: 30 maj, 2018 | Duration: 38 minuta

Nuk e kam ditë që hymni i Kroacisë është në shqip. Këtë libër {tregon kah libri}… kangë e ka bo Kol Pjetër Shiroka e ka përkthy prej kroatishtës në shqip, ai libër ekziston edhe sot e asaj dite. Une e kam marrë atë kangë se është katër zanëshe. Une e kam ekzekutu nuk e kom ditë, kur e pash populli u çu në komë, nuk e morra vesh pse u çun në komë dikush ka ardh te une edhe m’ka prek për pantolltë t’u më thonë, ‘Edhe njëherë ju lutem’. T’u kajt, publiku t’u kajt, ‘Edhe njëherë aman edhe njëherë!’ E mora vesh se është hymni i Kroacisë, ‘O Atdhe i im i dashtun’ e ka emnin kanga.


Irvin Jaha (Intervistuesi), Elmedina Arapi (Kamera)

Xheladin Kastrati u lind më 1937 në Prizren. Në vitin 1959, Kastrati kreu Shkollën e Muzikës, dega Violinë. Pas diplomimit, ai punësohet si mësimdhënës në Gjimnazin e Therandës ku qëndron për një vit. Në vitin 1971 kalon me punë në Shkollën e Muzikës në Prizren dhe qëndron aty deri në pensionimin në vitin 2008. Sot, Kastrati jeton me familjen në Prizren.