Pjesa e Parë
Sylejman Çollaku: Unë jam i lindun n’Zym me 30 maj 1924, në dokumente shkrunë qashtu. Nanën edhe babën e kom pasë, vllaun dhe tri motra i kom pasë, dy kanë dekë njana ashtë gjallë. Çoban kam shkue, i vogël jom kanë, me lopë kom shkue. Me dhjetë-dymbëdhjetë vjet me lopë kom shkue. Mas 12 vjetëve, me 13 m’çojnë në Prishtinë, e ka pasë furrën baba. Edhe në Prishtine më ka zanë lufta e Jugosllavisë, jam kanë afër 17 vjeç atëherë kur ia nisi lufta.
Tri dërzhava[1] janë ba bashkë – gjermani, Italia edhe Japani. Këta tri e kanë nisë luftën. Lufta o’ nisë n’ Evropë a në ’27-tën… ’37-tën, a ’38-tën, nuk e di, me t’rrejtë. Me ’39-tën ka hi Italia në Shqipni, iki Zogi, pa pushk e pa kurrgja ka hi.
Po kthehemi në Prishtinë. T’u nejtë qaty te dera n‘furrë kur erdhën do zana, bërtitnin kur panë që po vijshin aeroplanat gjermanë. Aty erdhën katër-pesë aeroplana shkunë te Tyrbja e Sulltan Muratit, se atje o’ kanë aerodromi. Ata i kishin pasë gjashtë aeroplana aty, serbët, edhe i dogji edhe mandej shkoi kah Kodra e Trimave, e ka pasë magazinën, krejt ia ka gjujtë, ia ka djegë.
Kur kanë hi gjermanët… kur kanë hi gjermanët, ma s’pari dhjetë vetë jonë konë gjermanë krejt, se luftë s’ka pasë. Luftë nuk kanë ba me gjermanin, s’ka pasë luftë, luftë nuk kanë ba me gjermanin. S’ka pasë luftë, veç ushtria u kanë krejt prej Podujevës e deri në Prishtinë jonë kanë rreshti i ushtrisë.
Ma s’pari erdhën tre gjermanë me ni motoçikletë edhe kishin pasë diçka me hypë n’to anash, kur u ulë njani edhe dy këndej po u banë dhjetë dikur ata. Nëpër Prishtinë vrasje, mytje s’ka pasë kurrgja hiç.
E çka me ba atëherë? Kanë shkue prej Prishtinës n’Janjevë gjermanët se atje janë kanë katolikë. Erdh ni lajm te na aty n’Prishtinë se po vjen Kostë Vojvoda edhe njifar Peçanac, me ba masakra n’Prishtinë. Çka me ba? Atëhere jemi çu na furraxhitë jemi kanë afër tridhjetë vetë jemi kanë edhe kemi shku te nji Sadik aga. E atje ish kanë nji odë katër me katër [4×4], ja katër me pesë [4×5] qashtu. Tridhjetë vetë qashtu jemi kanë tanë natën që kemi nejt çutë mos po bahet diçka, po kurrgja s’u ba hiç. N’sabah jemi çue e kemi shku nëpër furra, atje n’vend tonin e ia kemi nisë punës me punue.
Hini gjermani me ushtri, i mlidhke kah mos, edhe i çojke në Fushë Kosovë me vagona me i çue në Gjermani jesir [rob lufte]. Atëherë gjermani prej Vuçitërrnës [Vushtrrisë] e teknena Shqipni e bani. E anej Mitrovicën e la n’Serbi, se punojshin me pare të Serbisë. U kanë atje nji Nediçi, nji demokrat qe s’ka fitu asnjëherë po kur hinën gjermanë ai fitoi.
Knena u çelë udha me Shqipninë hijshin e dilshnin pa letra pa kurrgja hiç. E qashtu ka shkue puna qysh e di unë e që e kom përjetue. Ktu te na n’Kosove ushtri u kanë Italia, jemi kanë nër Itali. O’ kanë ni brigadë, jo njo po shumë ka pasë brigada t’qujtuna Balli Kombëtar, ka pasë shumë. Nejse, edhe e formunë ni ushtri në Skenderaj më 1943, i çunë n’Prishtinë, e formunë n’Skenderaj. Shkojshin gjinja, merrshin ushtarë, unë s’jom kanë. Morën shume ushtarë prej Shqipnisë po italianët janë kanë kryesorë. Dikur nisi me ardhë aeroplanat e Italia pasi qe u tradhtue, i lëshoi me kalu aeroplanat e Amerikës e anglezit me kalue anej pari edhe me marrë benzinë.
Vijshin nji qind, a pesë qind a, dy qind a… s’di sa me thanë, shkojshin n’Gjermani bombardojshin ose n’Rusi se gjermani i ka pasë marrë shumë shtete. Mandej s’ka pasë ma kurrgja derisa hynën partizanët, para se me hy partizanët i ndiqte gjermani komunistat, i vritke ose i shtike n’burg. Në Prizren ku asht’ tash posta e moçme, dhjetë vetë i ka vjerrë shqiptarë edhe dy shkije jonë kanë e shqiptarë, ata komunista ishin kanë. Po vrasje s’ka pasë, luftë këtu s’ka pasë.
Kur u çu atëhere, po… Shaban Palluzha i thojshin. Ai i ka pasë dy qind vetë me veti edhe u kanë me partizanë, edhe me partizanë jonë kanë. Po ky pat kujtu që Kosova me metë me Shqipninë, se e kanë rrehë. Edhe hini knena, shkoi Shaban Polluzha n’Podujevë e i kallxunë këta, “Hajde me shku n’Sremne me luftu çetnikun atje”, ai nuk shkoi. Tha, ”Jo une s’kom çka lypi atje. Rri te vëllaznit e mi”. Dul’ n’mal në Drenicë edhe aty prej malit u bonë dy qind ose tre qind vetë ia nisën luftën këta me to, partizanët këta me to deri kur i vranë e i shkatërrunë, kanë vra shumë. E do çka ishin ballista jonë ikë, shumë herë jonë ikë, kanë dalë për Itali. N’Shipni s’mujshin me dalë se qasi… e n’Greqi dojshin me shku ose këndej pari. E qështu puna…
Në Prishtinë e kemi pasë furrën, e kemi lshue, hini gjermani e u prishëm me zotninë [e furrës]. Shkumë n’Ferizaj me babën, qatje t’u punue. Janë kanë gjermanët aty, edhe gjermanë ka pasë, edhe pse ishin italianët. Erdhën te furra qaty, isha me babën, baba t’u shitë bukë e une t’u punu qaty. Edhe erdh një oficer me shtatë thasë miell i kish pasë, shqipen e gjermanit e ka pasë secili thes. Më tha mu, edhe unë gabova e di, ia bona vetit, tha, “Sa kile bukë mi jep për ni killë miell me i gatu për nesër?” I thashë, “80 kille bukë për 100 kille miell”. Ai e dinte se sa qet millë, i qitke 140 kille miell edhe e ka pasë marrë dorën te alltia {e qet dorën në brez} si sot pe shoh, e i ka ardhë keq se isha i ri, i ri isha atëhere, e, “Kapi thasët!” Nji qind kille jonë konë thasët.
Jonë kanë nja dy shkallë për me hy përmi, me hy n’furrë prej sokakut. Kur i morra, shpirti jem e din qysh i kam shti mrena. U çu baba kur m’pa qashtu, u çu baba me m’nihmue, po nuk e la. Menxi zhag, menxi që i shtina mrena atë miellin edhe ato bukë s’mujti me i hangër hiç se iki gjermani, iki atë natë ikën, met mielli qaty. Buka e mielli i bardhë metën qaty, gjermani iki, shkoi, u largue. E qështu u kanë puna e gjermanit.
Në Ferizaj drithë kemi ble, e kemi shoshitë, e kemi çu me babën e me mixhën e kemi blujtë. Nuk ka pasë… e kemi çu me babën e me nanën… veç une e baba, e kem pasë mixhën, mixha me veti, bashkë jemi kanë e u ndrrojshim me to. Shitja e blerja e njëjtë u kanë si n’Shqipni si t’shtune. Shkojshin prej Shqipnisë e vishin ktu pa letërnjoftima. Ashtu kemi jetu kemi ble bukë, edhe tokën e kemi pasë e mirë kemi jetu, mirë e kemi kalu.
Me lexue jom msue, ushtar kur jom konë nuk kom ditë hiç sen. Me lexue veç n’Prishtinë te Savit Koviqi i thojshin me punue si punëtor. E ma bleu ni bukfa [libër] qasi serbisht, ma bleu, shqip jo, serbisht. M’i kallxojke numrat qeto A, B, C, qashtu me shkru e sene. Unë ia nisi kadal-kadal vet, serbisht nihere, dikur dulë edhe shqipja. Edhe n’shqip qashtu. Për me shkrue, shkrimin e mirë s’e kom pasë, veç kom mujtë me shkru pak diçka, me shkru kom mujtë diçka.
E vet jom msue, shkollë s’kom pasë hiç. Mixha na hoq prej shkolle, na thirri n’shkollë n’Zym n’kohë t’Serbisë. Une e ni kushëri i jemi atje në “Hasan Prishtinë” rrinte atje me robë, na thirrën me shku n’shkollë. Ai mixha u kanë i zoti i shpisë, u çu e shkoi n’komunë e çka foli me ta, e çka bani me ta, s’e di hiç (qeshë). Ma s’na lanë me shkue e ma s’na thirrën, metëm qashtu. Unë një, Sahiti dy, Rexha tre e Zymberi i Ademit katër [kushërinjtë].
Jom shku ushtar me 1949 edhe jam vanue se kam nejtë n’Trepçë, kom punue, jom konë punëtor në furrë të Trepçës. Edhe vonë na gjetën neve, e thirra na erdh, nji mujë ma përmas. Erdha u lajmërova n’komunë edhe ma dhanë letrën me veti edhe dokumentet diçka. U nisëm na prej ktuhit me njanin prej Gjonajve, dy vetë shkumë në Prizren, na pritën dy ushtarë me na pritë qaty. Na morrën neve edhe shkumë, mu m’qitën n’Banatë m’çunë. Edhe ato e çunë n’Banatë [pjesë e Vojvodinës], në Kovinë [qytet në Banat].
Të dytë na shkumë n’Kovinë, po unë s’e disha e p’i ves, “Jo ti je gjeti[u] [tjetër vend]”. M’kanë ardhë mu letrat, kom shkue atje n’Banatë. Kom punue ushtar… ka pasë t’shkrume jo fort me asi… detyrë n’magazinë e qësi sene. Atëherë e kemi ba bukën, kemi nejtë qaty. Edhe u çu batalioni shkoi nëpër shpija, në vitin 1950 edhe na morën me çelë rova [kanale] se dojke m’u ba luftë se u prish me… qysh me thonë, u prishë Tita me këtë t’madhin… me Rusinë.
Atëhere kujtojshin se mos po vijnë e na e bëmë shporë [rrjetë] tokën e Banatës. Na bijke bukën e sene, e për me flejtë gjejshim naj shtallë diku, me kashtë e me sene e flejshim, po nji mujë e gjysë. Na çunë neve me njifarë katuni ish kanë n’atë… po se po ia harroj emrin atyne, atij katuni, krejt batalioni. Kur na çunë edhe atje për me punu, mu m’lanë ushtria me zi gjella, atëhere shkova, nejse m’murën. Buka na vike bajat prej Pançeve, nji komandant, ni ushtar na përcjellke, shajke, “Stalna, ta bajat hleba [Gjithmonë qajo bukë bajat]”. Tha, “A ka kund furraxhi n’Banatë?” E unë e çova gishtin, “Furraxhi,” thashë, “jom une”, “Oh?”, “Po!”. E m’kanë marrë, ku me punu? N’ katund! Se u konë veçmas kasana [baraka] mrena n’katun. Kur shkova atje, erdh nji oficer me ne, une aty n’komunë të atij veni që me gjetë furrën me na dhanë neve për Gjermani, atëhere për me qitë bukë.
Mirë, na dhanë neve. M’çunë me njifar veni, e gjetëm furrën ish kanë e mire, njifarë dore. Ma dhanë edhe ni ndihmëtar, furraxhi s’ish kanë ai, po ish kanë prej, ish kon hrvat [kroat]. Ma pruni miellin, ma pruni asi… Nji motmot kom nejtë qaty, kom gatu për ta. Edhe bukën e mirë e qitsha e sene. Bile, kur kom shkue… tana t’mirat e Zotit, e kur dola une, ai oficeri m’tha n’Pançevë m’u ba shef i furrës, n’Pançevë. Atëhere, nuk kisha dipllomë, hala pa diplomue. Po shkoj n’shpi njiherë. Erdha n’shpi une, nejta ni jave masnej u ktheva n’Pançevë. Kur mrrina n’Pançevë, hina atje m’u regjistru, e furrat ishin kanë privat edhe atje, e i prishi ato privat ushtria, gjithqysh punojshim. Me ta s’u ba kurrqysh, hiç, ngojshin e nuk ngojshin si ata. Atëhere e lashë punën, pesë mujë nejta. E kisha rrogën si oficeri si une, pesë mujë edhe n’banesë jo, flejsha me ushtrinë n’kasanë.
E lashë atë kasanë, erdha aty n’shpi. Erdha n’shpi, nejta nji ditë pak, shkova n’Prishtinë. Hina n’punë, tri vjet e gjysë kom punue. Vjen edhe m’murrë daja jem, m’muri, e ka furrën n’Priepolje. “Hajde se ata e kanë…” M’rrejti, atyne. Atje e kisha rrogën… t’mirë e kisha n’Prishtinë. M’murrë e m’rrejti, ata s’ëm lshojshin. N’Prishtinë jom kanë punëtor i fortë, jo qe po livdona po i mirë jom kanë. Ai drejtori shkoi i asaj furre e m’thojke, “Rri, çka po shkon? Shko ti në bajë nji mujë, dy mujë verës pa kurrfarë problemi, veç mos e lësho punën”. Une s’i ngova, ika e shkova nejta një motmot e gjysë te daja. Nji rrogë, tamam rrogë ai s’ëm jipte. Jo me m’ba ortak, me kqyrë çka ka e tek ka e sene.
Jipshin buke n’rrugën Priboj – Beograd, jepshin bukë 500-600 kile, s’ma murrë menja e dola. Kur dola erdha te shpija, këtu nejta tani… apet, po besa e maj n’men, kur dola n’Prishtinë e mora edhe dipllomën n’Prishtinë. Shkrujke, “Majstorska Pisma,” [Letër Mjeshtrie] domethonë osht’ dipllomë shkrujke. Ajo diplloma kur jemi konë n’Gusi, kom nejtë une katër vjet n’Gusi. Rrogën e kom pasë une 1200 denar… 12 mijë. Qaq i bjen, qaq i bjen hesapi. Domethanë, si ai doktori e kish dhetë mijë, e ai qe e kqyrke gjendjen [kontabilisti], qysh m’i thanë, ai kish pasë dipllomë. Ai m’jepke mue 12 mijë hiç pa vetë. Nejta sa nejta, u smuva pak. Shkova te doktori, e po ma m’kallxon që si e nxanne {prekë gjoksin}. Po, aty gabova, e lëshova aty, se jo me shku m’u shnoshë e me ecë rroga a din, po jo thashë, “Po dal!” Edhe dola prej atyhit, erdha n’shpi. Tani kam punue kahmos valla, kom punu kahmos n’Prishtinë, e n’Ferizaj e… kahmos kom punu.
[1]Serbisht država do të thotë shteti.